• |
ide | kryesore

Pas lirimit nga burgu, gjykata heq sekuestron edhe për pronat e Mark Frrokut

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit për Krime të Rënda lë në fuqi vendimin për konfiskimin e pronave të ish-deputetit Mark Frroku.

Apeli ka hequr nga sekuestro vetëm 4 prona të konfiskuara më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Frroku u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për ‘Fshehje të pasurisë’, ‘Pastrim parash dhe ndërtim të paligjshëm’.

Pasuritë, të cilat më herët janë vendosur nën sekuestro, janë një sërë apartamentesh në Tiranë, Orikum dhe Shëngjin.

Gjithashtu në listën e pasurive të Frrokut janë edhe garazhe në Tiranë dhe sipërfaqe toke në Lezhë.

Vlera e pasurive është vlerësuar nga ekspertët rreth 500 mijë euro.



3 Comments

  1. Normale sepse eshte informator i ambasades amerikane.ndryshe nuk shpjegohet pajisja e tij me pashaporte amerikane nderkohe qe ishte ne kerkim nderkombetar per vrasje.prisni kur ti japin dhe ndonje milion euro per demin psikologjik qe iu shkaktua.

  2. Bravo i qofte! “I ka fituar me djersen e ballit” me sa duket. Hajde e motivo te rinjte pastaj qe te punojne ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *