• |
ide | kryesore

SHISH hap thirrjen për të rekrutuar agjentë të rinj. Këto janë kriteret që duhet të plotësoni

Lajme, Të fundit



Vetëm dy ditë pasi është dekretuar nga Presidenti i Republikës në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, kreu i ri, Helidon Bendo, ka hapur edhe konkursin për nisjen e rekrutimeve të agjentëve të rinj në agjencinë e inteligjencës.

Shërbimi Informativ Shtetëror ka hapur një proces rekrutimi në rang kombëtar. Referuar njoftimit, Shërbimi kërkon të punësojë shtetas për të qenë në dispozicion. Nevojat janë për nën/Inspektorë (roje) në njësitë e SHISH në Tiranë dhe në rrethet Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Lezhë, Shkodër, Dibër e Kukës.

Kandidatët duhet të jenë shtetas shqiptar, me arsim të mesëm ose të lartë. Arsimi ushtarak i kandidatëve është i preferuar. Kandidatët duhet të kenë aftësi fizike të mira dhe të mos jenë nën 170 centimetra të gjatë.

Po ashtu, kriteret parashikojnë eksperiencën e punës në institucionet e sigurisë mbi 5 vite ndërsa mosha e preferuar është deri në 50 vjeç. Kandidatët duhet të mos jenë të dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë dhe të mos jenë të implikuar me organet e drejtësisë.

Të interesuarit duhet të paraqiten pranë drejtorive të SHISH në rrethe, si dhe pranë Shërbimit Informativ në Tiranë, deri në datrën 10 dhjetor 2018, ora 12:00.



2 Comments

  1. Hapni konkurs urgjentisht per te rinj qe zoterojne gjuhe te huaja dhe sidomos gjuhet e ballkanit, sllavisht, greqisht, turqisht, si dhe ata qe kane studiuar shkenca kompjuterike e informatike. Ndryshe ska te ardhme si sherbim, aq me shume inteligjence

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *