• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vrasja në Vlorë ndodhi duke pirë raki, por policia dyshon se…

Lajme, Të fundit



Policia arrestoi autorin e ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Kotë, të njësisë Selenicës në Vlorë ku mbeti vrarë me armë zjarri kreu i kësaj njësie, Fatmir Hodaj. Sipas policisë autori i dyshuar i ngjarjes është Admir Delaj. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se viktima 64-vjeç ishte ulur në një tavolinë me autorin banues në GIumenicë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14.55 kur mes të dyve ka pasur një grindje. Më pas 44-vjeçari Delaj ka shkuar në makinën e tij, Benz ML dhe ka marrë një çifte që e mbante pa leje dhe ka qëlluar në drejtim të kreut të njësisë administrative i cili ka humbur jetën në vend. Policia e Vlorës dhe e Selenicës ka shkuar e menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nuk e ka pasur të vështirë të identifikojë autorin sapo ka pyetur dëshmitarë të ngjarjes.

Por autori ua bëri të lehtë forcave të policisë pasi menjëherë pas ngjarjes kishte shkuar në banesën e tij. Aty edhe është ndaluar nga policia e cila thotë se 44-vjeçari u përpoq të largohej pasi kishte parkuar makinën. Zyrtarisht policia thotë se ngjarja ndodhi “nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja”.

Por grupi i hetuesve dyshon se ngjarja mund të ketë edhe motive të tjera dhe se konflikti të jetë më i thellë. Për këtë shkak po pyeten dëshmitarët e ngjarjes dhe familjarë të autorit dhe viktimës. Në shtëpinë e autorit është gjetur edhe një tjetër armë gjahu, edhe kjo pa leje përkatëse. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *