• |
ide | kryesore

Zbardhet relacioni për Lleshin: Rama iu drejtua Metës me ‘fjalët e amerikanëve’

Lajme, Të fundit



Vizion Plus ka zbardhur relacionin që kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar presidentit Ilir Meta, mbi emërimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshem.

Burime nga Qeveria thonë për Vizion Plus se në shkresën me dy faqe, kryeministri evidenton domosdoshmërinë per të pasur një Ministri të Brendshme funksionale në këto momente delikate.

Një frazë të tillë përdori edhe ambasada amerikane, kur kërkoi një ministri funksionale.

“Kryeministri i Shqipërisë me përgjegjësinë kushtetuese për plotësimin e funksionit të mbetur vakant të ministrit të Brendshëm, në një fazë delikate dhe të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në një moment të rëndësishëm për demokracinë e një vendi, siç është periudha përgatitore e organzimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, i drejtohet Presidentit të Republikës për të propozuar Sandër Lleshaj për t’u emëruar në detyrën e Ministrit të Brendshëm”.

Po ashtu në dokument evidentohet karriera e gjeneral Sander Lleshit si dhe vlerësimet që ai ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë. E në fund, Rama ripërsërit dhe njëherë vendosmërine e qeverisë së tij për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku roli i ministrit të Brendshëm është thelbësor.

“Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve e arritjen e rezultateve në sajë të një kontributi e bashkëpunimi institucional që janë thelbësore në këtë proces”.

Me shumë gjasa, propozimi i kryeministrit do të qëndrojë të paktën deri të mërkurën në zyrën e kreut të shtetit pa një përgjigje, ditë kur dhe presidenti Ilir Meta kthehet në atdhe pas një vizite zyrtare në Francë.



1 Comment

  1. Është abuzuar shumë mediatikisht se çfarë paskej qenë argumenti “sekret” që i paskej thënë Meta Ramës në takimin e tyre prej 90 minutash.
    Në fakt, si argumenti i Metës ashtu edhe kërkesa e ambasadës amerikane e asaj të BE për një ministri “funksionale” të mbrendëshme në Shqipëri, janë “zbuluar” tashmë.
    E dëgjuam Ramën të thoshte se Meta më paraqiti një argument “qesharak” e për mendimin tim “qesharake” quan Rama deklaratën e Metës se ka ikur koha që Shqipëria të qeveriset nga një “sekretar i parë partie”
    Meta me ate deklaratë ka thënë një realitet të prekshëm e të njohur për gjithë shqiptarët, të argumentuar me gjithë qëndrimet e veprimet arrogante të Ramës.
    Dihet gjithashtu se si ambasada amerikane, ashtu edhe ajo e BE, ndonëse disi të dyshimtë në vlerësimin e Fatmir Xhafës, e patën përshëndetur nismën e tij për të përmirësuar marrëzitë e Tahirit me kanabizimin e gjithë Shqipërisë e veç bashkëpunimit të tij me kushërijtë Habilaj, një grup mafioz i arrestuar në Itali, edhe për mbushjen e policisë shqiptare me oficerë bashkëpunues me mafien e drogës, U përshendet prej tyre Xhafaj, edhe ajo fushatë ndonëse jo e plotë për shkatërimin e 4 nga 44 bandat kriminale që veprojnë në Shqipëri e kur ai mesa duket u pa si rrezik nga Rama se po e demaskon ate personalisht duke arrestuar deputetë e kryetarë bashkie me rekorde kriminale të përzgjedhur prej tij, duke e larguar Xhafën pikërisht në kulmin e kësaj lufte, e kthehu ministrinë e mbrendëshme në një gjendje jo funksionale.
    E dëgjova Ramën t’ju drejtohej me arrogancë gazetarëve se jeni ju që duhet ti kërkoni të falur Tahirit se i keni rënë në qafë kot, pasi prokuroria italiane e nxorri “të pafajshëm”.
    Me këto fjalë, ai u vetëdenoncua se Xhafën e hoqi si ministër , sepse nuk ishte i bindur ndaj tij si Tahiri duke pranuar kështu publikisht, se kanabizimi i gjithë Shqipërisë ishte vepër e tij e jo i çunakut Sajmir.
    Dihet publikisht se Tahiri është ciësuar nga ambasadat si një kartë e djegur e kësaj qeverie .
    kurse Xhafa është vlerësuar.
    Si gjithmonë, Rama i trajton realitetet të përmbysura duke kërkuar të përhap në publik gënjeshtrën se është Meta ai që e ka nxjerrë ministrinë e mbrendëshme jashtë “funksionalitetit” e jo ai dora vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *