• |
ide | kryesore

200 milionë euro për merkaton: Real përgatit sulmin për Icardin

Sport



Real Madrid ka rivendosur në shënjestër Mauro Icardi: pas tentativës pa sukses të verës që shkoi, merengues janë gati ta provojnë përsëri. Sipas Marca, Florentino Perez ka programuar 200 milionë euro për të shpenzuar për merkaton në janar dhe në krye të listës ka kapitenin e Inter. I ndjekur prej kohësh, argjentinasi duket se ka bindur përfundimisht drejtuesit e Blancos pas golave në Champions League kundër Tottenham, Psv e Barcellona.

Ta marrësh nga zikaltrit nuk është e lehtë. Klauzola e zgjidhjes së kontratës është 110 milionë euro, vlen vetëm për jashtë Italisë, nuk është e aplikueshme për momentin dhe përfaqëson bazën për tu ulur në tavolinë me Suning. Nuk është vështirë të hipotezohet që vlerësimi për Icardi arrin shifrën 150 milionë dhe po ashtu që nuk është shifër e papërballueshme për spanjollët, të gatshëm të ofrojnë më shumë se 10 milionë euro pagesë në sezon. Pak a shumë e njëjta ofertë që në Madrid e propozuan edhe pak muaj më parë.

Vullneti i Icardi është të qendrojë, por kërkon të konsiderohet nga klubi si një lojtar shumë i rëndësishëm, kështu që pret një rinovim me shifra të përmirësuara dhe shumë madje. Aktualisht përfiton 4,5 milionë euro e tentativa e Florentino Perez mund të jetë rasti i duhur për të arritur qëllimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *