• |
ide | kryesore

Kulisat për Lleshin/ Çfarë ndodhi që Ilir Meta ndryshoi qëndrim

Kryesore, Lajme

Presidenti Ilir Meta po shkon drejt dekretimit të Sandër Lleshit. Ky vendim është vetëm cështje kohe. Mbase të hënën ai do të hedhë firmën mbi dekretin e ri që Rama i çoi dje në Presidencë. Kjo kuptohet nga deklarata që shpërndau sot për mediat zëdhënësi i presidenti, Tedi Blushi.


Mes rreshtash lexohet qartësisht se Meta nuk do ta kundërshtojë më emrin e Lleshit. Pyetja që shtrohet në këtë rast është kjo: Çfarë e bëri Ilir Metën të ndryshojë mendje, si iu krijua bindja e plotë për emrin e Lleshit? Natyrisht dy mund të jenë arsyet: presioni ndërkombëtar ndaj tij ose ndonjë pazar i fshehtë me Ramën për t’i mbyllur ndonjë punë, ashtu siç organizata e Rilindjes di t’i mbyllë punët.


Kujtojmë që për mosdekretimin e Sandër Lleshit në vend të Xhafēs reagoi ambasada amerikane, ambasadori i BE-së dhe diplomatë të tjerë të perëndimit.

“Prej ditës së djeshme Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim lidhur me dekretimin e Sander Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm. Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi)”, thuhej në reagimin e Metës.

Por cilado qoftë arsyeja që e ka shtyrë Metën të tërhiqej, duket se Rama ka qenë i sigurt për këtë lëvizje të Metës. Jo më kot e ridërgoi në Presidencë dekretin me emrin e tij.

Bindja se Meta do firmosë për Lleshin, të forcohet akoma më shumë nëse lexon më pas edhe deklaratën e shpërndarë për mediat nga Kryeministria, pak pas deklaratës së dalē nga Presidenca.

Endri Fuga vlerësoi në emër të Ramës qëndrimin e ri të Presidencës për çështjen e Lleshit.

“Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, e pershendet perpjekjen e Presidentit te Republikes, Ilir Meta, per te kerkuar “pergjigje te qarta, te plota dhe shterruese, ndaj të gjitha çeshtjeve”, qe sipas tij, Presidenti i Republikes, “nuk mundi te sqarohej heren e pare, pavaresisht nga perpjekjet e tij te vazhdueshme per bashkepunim”, siç shprehet Presidenti permes zedhenesit, lidhur me dekretimin e Ministrit te Brendshem. Duke shprehur besimin se ne kete proces te ri, ku Kuvendi ka padiskutim fjalen e fundit pas Kryeministrit e Presidentit, Presidenti i Republikes, nuk do te kete asnje arsye te lekundet ne bindjen e vet per respektimin e Kushtetutes dhe do ta dekretoje Ministrin e Brendshem, Kryeministri i Shqiperise do te bashkepunoje me durim e me perkushtim te plote me Presidentin e Republikes, per ta ngjitur me sukses krisjen kushtetuese qe ka sjelle e shtuna e shkuar.”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e drejtorit të Komunikimit në Kryeministri.

©LAPSI.AL

37 Comments

  1. E kane kapur per veshi Amerikanet .. dhe ja kane futur kembet ne nje kepuce.. kjo eshte arsyeja.

    Ose… baba Taku ka nxjerre dnonje gje kompromentuese nga ajo valixhja e tij e zeze..

    Pse nuk e shkruan tani Bushat & Shkurdhaku , sic e ka zakon kur shkruan per Ramen’ …. ‘ ZBYTHET META…’

    Kjo dihej qe keshtu do perfundonte. Tani reforma ne drejtesi shkon me 100 km ne ore.. dhe as skraparlliu kokemadh dhe as tropojani i lig nuk kane se cti bejne me. Mori fund ajo pune.

    1. ….x jo amerikanet por kriminelet kinez,serb e grek,janatullosi po nuk e degjuat me kryq bythe ju qin.siq ben bijet e janatullosit para dy ditve ne dropull.

  2. Sa do te te zihen ,te shahen pjellat e bushtrave komuniste e gjejne gjuhen duke bere allish -verishe-,pazare per karrike dhe afera pune dhe interesash familjare dhe me gjere.Ata jane ujqer qe vetem qimen nderrojne por zakonin nuk e harrojne .Me vjen keq qe partia demokratike qe kur u lidh me zagaret e -LSI-se ne qeverisje u shberbe ne syte e elektoratit .Nuk mund te ndodhte ndryshe,nuk mund ta linte pa dekretuar sepse eshte nga ajo pjelle e –PPSH-se qe idealet kurre nuk i shkelin po qe se ju siguron karriket dhe interesat e tyre ata shesin edhe prapanicen.

  3. dava kurvash kuqaloshe . demokrate , keshu si po vepron basha me keta te tepsise duhet te pregatituni te beni edhe 8 vjete te tjera opozit.

  4. Qe ne fillim, u duk si inat skrapari. Ska lidhje presidenti te refuzoj dekretin. Zgjedhja dhe me vone performanca e nje anetari te qeverise, eshte pergjegjesi direkt e kryeministrit. Aq me teper qe presidenti nuk dha asnje arsye, per mos dekretimin.
    Gjithashtu , Meta eshte nje karte e djegir dhe e konsumuar aq shume, sa kapet dhe i behet presion kudo.Ne kete rast Meta mori persiper nje barre qe se mbajti dot.
    Eshte mesuar te luaj gjithmone fort, ta mbaj steken lart, por kesaj rradhe u dorezua pa rezistence. U tregua i dobet e jo i pjekur.

    1. Di gje t’i se cfare mori ky ne pazar? Si ka mundesi qe ende nuk e kuptoni qe gjithcka eshte allishverish me keta horra?!

  5. “ashtu siç organizata e Rilindjes di t’i mbyllë punët” pse jo organizata e Metes di t’o mbylle punet? Ne shqiperi askush tjeter nuk eshte i njohur sa Meta per pazare

  6. Ilir Meta nje politikan ordiner me nje grua akoma me ordinere nuk duhej ne asnje menyre te perfaqesonte Shqiperine! Nuk ndihem aspak i nderuar si shqiptar me nje president te tille!
    Ilir meta perfaqeson hajdutet, pisat, llafazanet, mafjozet, barbot, kriminelet dhe tradhetaret e ketij kombi! Me fal se harrova edhe shkerdhatat!! Kurse e shoqja e dini vete!
    Ne bodrum mreterofsh Ilir Meta!!

  7. Ambasada amerikane dhe ambasodori i BE-se, qe kur permenden keta palaço si argumenta nga Bushati, i bie e tere analiza!

  8. Me ne fund amatoret e kushtetutes triumfuan mbi like floririn,ketu futen amatoret shba be rama braho etj likja me ne fund mesoje te lexoje kushtetuten,steken e zhejit e futi ne bythe te vet dhe me radhe zhejit,andit,shkullakut,pekes,balliut dhe e shume skiftereve te lapsit,por me fort ja futi saliut,ky i fundit e meriton

  9. Filloi raprezaljet rama qe ate dite me forcat speciale ne elbasan per te goditur grupin e likes atje qe dihet cili eshte.pra ose jep dekretin ose te pres krahun e armatosur

  10. Partia demokratike duhet te hyje pa lesheline ne zgjidhet. Me mire djepin bosh se shejtanin brenda. Ilir Meta mafioz. Per pislleqet e tij mori njolle PD ne 21 January. Njeriu me i poshter ne bote eshte mosmirenjohesi.

  11. Triumfon vendimi i diktatorit te cmendur, dhe tufa rrugacerore e komentueseve pa emer te qelbesirave demoralizues te perparimit nga falangat e kulishet e kuq. Me kesi figurash , sa per te thene politike, qe kemi ne krye, vetem poshtersi dokemi, hajdutllek, maskarallek, bandite, rrugace sic eshte edhe vete ky kryetar shteti qe kemi, te sfazuar komplet, qe e duan vetem grupi kodoshian hipokrit qe ta kemi akom a kete lubi.Mjere ata, dhe ne qe kemi rene ne dore huliganesh te kuq por te maskuar , dhe qe s;po behen te gjalle i tere ky popull qe te rreflektoi karshi gjendjes jetike qe na kane cuar keta bandite.

  12. Nëse Meta e pranon kërkesën e dytë të Ramës tregohet i lodhur, frikacak, kukull dhe shndërrohet në noter. Në të ardhmen s’ka nevojë të vonohet 7 ditë, por të shkojë në kryeministri dhe ta firmosë me dy sytë plasët. Si do ta besojmë në të ardhmen? Sekretari i parë i partisë do të mbetet përsëri i tillë dhe do të marrë yrysh. Ky lloj qëndrimi nuk na shërben. Duket si loja: pse 7 ? po sa? 10. Pse 10? Po sa? Si të duash vetë shoku krie- minstero.

  13. Nuk del e kjartë se kush e ka shkruajtur këtë lajm të hamendësuar :
    Nga deklaratat e Fugës, (zëdhënës i Ramës) e Blushit (zëdhënës i Metës) nuk del asgjë e kjartë se presidenti paska vendosur të dekretojë Lleshin.
    Nga të dy palët bëhet fjalë deri tani vetëm për “skjarime shteruese”.
    Kur të dëgjojmë që këto “skjaruese” të publikohen, atëhere edhe mund të komentohet si një punë e kryer.
    Kam përshtypjen se lajmi është shkruar mbi bazën e dyshimeve se që të dy , si kryeministri edhe Presidenti, kanë bërë edhe më parë akrobacira të tilla, përplasje e përqafime, e kjo është e vërtetë.
    Sidoqoftë nuk besoj se kjo qeveri do ta ketë të gjatë megjithëato mëkata që i ka vënë vetes përmbi supe.
    Edhe nëse e “dredh” përsëri Likja, Rama ka shkuar kaq larg me marrëzitë e tij, sa nuk ka Bushat ministër, deputet apo gazetar ta shpëtojë.

  14. Nqs Meta terhiqet nga vendimi i meparshem me mire te dorehiqet si President pasi ska me kuptim dhe Do jete nje Noter i diktatorit dhe asgje me shume. Megjithate te presim

  15. Ska ligje qe te qeverisin keta politikan borra. Eshte ceshtje pazaresh. Kur do e kuptoni o popull qe pozit opozit jan partner. Ata jan ata e ne jemi popull.

  16. Behuni gati per dimerim/diktature te gjate, shqiptare te Atyshem!
    Edvin Rama, sipas Max Velos, se fundi, eshte i pakundershtueshem, te tere kane ulur kokat dhe kane ngritur duart…
    Si mund te prisnin shpetim nga Ilir Meta, kur atij te gjorit i duhet te shpetoj veten dhe Familjen?!
    Kot nuk e vuri Rama President, dhe jo me kot Meta pranoi ta “bente endrren te vertete” pa e pare fare ate enderr!
    Vetem ne Shqiperi behet realitet endrra amerikane!

    Besiana T.

  17. Vete palet politike, e kane zhveshur nga kompetencat presidentin. Kaq force ka presidenti ne shqiperi. Eshte kthyer ne nje figure honorifike. Meta nuk mund te bej ndryshim nga Nishani apo Topi. Ishte nje inat personal, si femije i zemeruar, por fakti qe po e dekreton pas , vetem pak ditesh eshte dhe me e turpshme dhe diskredituese per presidentin.

  18. Ndoshta e kane kercenuar Meten me parate mbi 80 milion euro qe ia ka zene policia angleze ne Angli. Meta po provon te pastroje figuren e tijbsic ka bere edhe pastrimin e parave por nuk eshte aq e lehte ajo e para .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu