• |
ide | kryesore

Zbulimi i gazetarit francez: Ronaldo e Messi nuk janë as në podiumin e Topit të Artë

Sport



Nga vitit i largët 2007, kur fitues ishte milanisti Kakà, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi kanë monopolizuar Topin e Artë, duke e fituar pesë herë secili trofeun prestigjoz të France Football, që për 2018 do të dorëzohet në 3 dhjetor në Paris. Këtë herë duket se dualizmi i tyre do të përfundojë. Sipas të dhënave që vijnë nga Franca, në fakt, me gjysëmn e votave të vendosura deri tani, asnjë nga kampionët nuk do të ishte në podiumin e lojtarëve më të votuar, që formohet nga Modric, Varane e Mbappé.

Lajmi bëhet i ditur në profilin e tij Tëitter nga gazetari i Radio France Internationale, Eric Mamruth, që zbulon emrat e tre favoritëve, ku mungojnë CR7 e Pleshti. Luka Modric, që ka fituar Fifa The Best, është aktualisht favoriti edhe për bookmakers, vetëm se ata shohin pas tij sulmuesin portugez të Juventus, 15 gola në 13 ndeshje në edicionin e kaluar të Champions League. Fakti që Ronaldo (ashtu si Messi) janë jashtë podiumit tregon se është penalizuar shumë nga rrugëtimi i Kombëtares në Rusi 2018, ku shkëlqyen yjet francezë. Varane e Mbappè kanë patur një rul fondamental në triumfin e skuadrës së Deschamps mbi Kroacinë (e Modric), por nëse është e vërtetë se Botërori spostoi ekuilibrat, më shumë se Messi e Ronaldo bën zhurmë mungesa e Griezmann.

30 KANDIDATËT PËR TOPIN E ARTË
Sergio Agüero (Manchester City) – Alisson Becker (Liverpool) – Gareth Bale (Real Madrid) – Karim Benzema (Real Madrid) – Edinson Cavani (PSG) – Thibaut Courtois (Real Madrid) – Cristiano Ronaldo (Juventus) – Kevin De Bruyne (Manchester City) – Roberto Firmino (Liverpool) – Diego Godin (Atletico Madrid) – Antoine Griezmann (Atletico Madrid) – Eden Hazard (Chelsea) – Isco (Real Madrid) – Harry Kane (Tottenham) – N’Golo Kanté (Chelsea) – Lloris (Tottenham) – Mario Mandzukic (Juventus) – Sadio Mané (Liverpool) – Marcelo (Real Madrid) – Kylian Mbappé (PSG) – Lionel Messi (Barcellona) – Luka Modric (Real Madrid) – Neymar (PSG) – Jan Oblak (Atletico Madrid) – Paul Pogba (Manchester United) – Ivan Rakitic (Barcellona) – Sergio Ramos (Real Madrid) – Mohamed Salah (Liverpool) – Luis Suarez (Barcellona) – Raphael Varane (Real Madrid)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *