• |
ide | kryesore

Tirana e pashpresë: Humbet ndaj Luftëtarit ndeshjen dhe ndoshta edhe trajnerin

F1, Sport



Tirana humbet 2-1 në Gjirokastër përballë Luftëtarit, në një ndeshje rokamboleske. Bluezinjtë fituan me përmbysje ndaj 24 herë kampionëve, por në fakt shenjat bluezinjtë i kishin dhënë, edhe në barazimin me Flamurtarin, se tashmë i kishin gjetur ekuilibrat. Rikthimi i Rrocës e kishte siguruar Mezanin me kualitet në organizim dhe ishte pikërisht cfarë i mungonte Luftëtarit, që në anën tjetër zbuloi një bomber në shtëpi si Vasil Shkurtaj.

Kriza e Tiranës ishte e ditur, por në Gjirokastër mori përmasa edhe më të mëdha, e kaluar në renditje edhe nga një kundërshtar direkt, vetëm dy pikë larg zonës së rënies nga Kategoria, me vetëm dy pikë të marra në 5 ndeshje nën drejtimin e Ardian Memës, pa përmendur rrezikun e penalitetit me pikë, me afatin që po afrohet.

E megjithatë për të mundur Tiranën duhet edhe startegji në një lojë shahu, ku të paktën në pjesën e parë askush nuk u zbilancua, madje pas mundësisë së humbur nga Janicic, gjirokastritët menduan se mund të guzonin, duke lënë hapësirën që priste Sentamu në minutën e 36

Për sindromën e ndeshjeve të fundit Mema nuk ka kurë. Tirana bën gjithnjë të njëjtin gabim, duke humbur përqendrimin në momentet e gabuara. Nuk shpjegohet ndryshe ndërhyrja e cekuilibruar e Dokës ndaj Xhekson, brenda zonës, pesë minuta pas rifillimit. Sepse penalltia e akorduar nga Hamiti, realizuar nga Shkurtaj, është vetëm fillimi i fundit për Tiranën, sepse dy minuta nga fundi Dunga shënoi golin e dytë në pasimin e Milosavljev.

Rrokadë pozicionesh dhe një humbje me efekt të rëndë mbi Tiranën, që po i shfaqen fantazmat e së kaluarës. E në këtë situatë askush nuk dëshiron të jetë aty…as Mema: “Kur pësojmë 2 gola të tillë, as vetë nuk e di çfarë të them. Mendoj se mund të jetë ndeshja ime e fundit kjo. Do flas me drejtuesit, do diskutojmë për këtë gjendje” u shpreh tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *