• |
ide | kryesore

Video/ Higuain e Ronaldo për pak kapen me duar: CR7 thyen tabunë San Siro, Higuain del me të kuqe

F1, Sport, Video



Juventus pushton San Siron, duke iu përgjigjur fitores së Napolit, e duke i dërguar një mesazh edhe Inter nga La Scala e futbollit. Bardhezinjtë janë ta pamundur në Serie A dhe ngrihen në këmbë pas humbjes në Champions me një 2-0 që nuk i la hije dyshimi supremacisë së futbollit në Itali.

Allegri shmangu për Leonardo Bonuccin një mbrëmje të mbrapshtë ku të gjitha fërshëllimat do të ishin për ish-kapitenin e Milan. Mbrojtësi mund të mos e ketë pritur mirë, por tekniku bardhezi lëvizi gurët si në një ndeshje shahu, duke spostuar përpara një ushtar si Mario Mandzukic, i rikthyer pas dëmtimit. Rezultati? Gol në 8 minuta dhe një performancë e nivelit të lartë.

Nuk kishte shënuar kurrë gjatë karrierës së tij në San Siro, në pesë precedentët e mëparshëm, por këtë herë Ronaldo luante me fanellën bardhezi dhe markën e tij e vë me një konkluzion potent në qendër të zonës, për golin e tetë në Serie A. Portugezi thyen kështu edhe tabunë San Siro, duke përjetuar një mbrëmje të madhe.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Gonzalo Higuain. Dëshira e madhe për tu hakmarrë ndaj Juventus që e largoi, për ti hapur vendin CR7 e bëri nervoz argjentinasin, që më parë humbi 11 metërshin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fundin e të dytës, nervat e lëshuan duke e bërë Mazzolenin ti tregojë kartonin e kuq, për protesta të tepëruara.

Madje për pak situata nuk degjeneroi kur Ronaldo u afrua ta qetësonte. Nuk ishte njeriu i duhur dhe Higuain reagon keq, duke rrezikuar që të dy të kalonin tek duart, edhe pse portugezi ruajti qetësinë. Një mbyllje e shëmtuar e një ndeshje të bukur, edhe pse mes dy skuadrave me hendek teknik evidente.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *