• |
ide | kryesore

Adrola Dushi rrëfen frikën për laçianët: Mendoja se do të më…

Paparazzi, Slider



Është konsideruar femra më e bukur shqiptare dhe jo pa të drejtë. Që prej vitit 2012, kur fitoi kurorën e “Miss Universe”, Adrola Dushi ka qenë në qendër të mediave.

Për herë të parë në “Why Not”, ajo ka rrëfyer frikën për laçianët dhe asnjëherë nuk do përfundonte me një mashkull të tillë.

“Në Rrëshen ka patur gjithmonë vajza shumë të bukura. Gjithë Rrësheni ishte me makinë me targa Laçi. Unë sa i shikoja thoja do më rrëmbejnë dhe shkoja në shtëpi me vrap. I kam pasur gjithmonë tmerr laçianët, janë shumë të mirë, por i kam frikë. I ka pasur frikë se nuk i kam më se jam rritur”.

Gjithashtu Adrola do bëhej pjesë e një loje ku moderatorja Roza Lati do e gjuante duke imituar meshkujt tipikë shqiptarë.

Menjëherë modelja rrëfeu diçka që askush nuk do ta besonte.

Adrola Dushi: Të ta prish këtë që the se mua nuk më gjuajnë fare. Mu bë djali për tu martuar dhe them kur do më gjuajnë mua. Ka ikur koha ime fare. Për të qenë e sinqertë, nuk më ngacmojnë shumë këtu. Nuk e di më ruhen, gjë që më pëlqen te vetja ime. Kur bëhet ndonjë ngacmim që është për të qeshur, thjesht qesh e aq.

Roza Lati: Po meshkujt andej nga Manhattan?

Adrola Dushi: Mendoj që meshkujt shqiptarë janë shumë më mirë se meshkujt jashtë. Kur shkoj te shqiptarët jashtë thonë shiko se ka çuna këtej. Po ku ka çuna këtej mo? Nuk ka çuna këtej.

Roza Lati: Mbase ka çuna por nuk ka burra?

Adrola Dushi: Po.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *