• |
ide | kryesore

Bushati: Lista e grekëve “non grata” s’është mbyllur

Lajme, Të fundit

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se pas ngjarjes në Bularat, Shqipëria ende nuk ka mbyllur listën për shpalljen e personave të padëshirueshëm, pas thirrjeve të ekstremistëve grekë.

Bushati dënoi ashpër heshtjen e Greqisë përballë një realiteti kur është faktuar goditja e policisë shqiptare.

“Është heshtja e Athinës zyrtare dhe opinionit publik në Greqi për aktin e gjuajtjes ndaj policisë, është zhgënjyese. Prisja një distancim nga ato që ndodhëm gjatë ceremonisë mortore të Kacifasit, tha Bushati”, pohoi Bushati.

Ai tha se autoritetet shqiptare kanë qenë në pritje të një reagimi nga pala greke për shfaqjet ekstremiste që ndodhën në Bularat, gjatë ceremonisë së varrimit të minoritarit grek, Kostandinos Kacifas i cili u vra nga RENA me 28 tetor.

“Kemi pritur që nga qeveria greke të kishte një distancim të qartë sidomos nga shfaqet ekstremiste gjatë ceremonisë mortole dhe instrumentalizmit negativ që u bë”, tha ministri në “Real Story”.

4 Comments

  1. Ky eshte nje lajm limonade qe s’meriton aspak jehone. Ministri qe flet per greket na premtoi se kishte ne program ngritjen e çeshtjes Çame dhe rishikimin e marreveshies me Greqine. Nderkohe çeshtja çame u harrua dhe marreveshia per detin u be ne rrethana okulte edhe me e demshme se paraardhesja! Mjaftojne keto genjeshtra qe mos ta marre askush seriozisht kete karagjoz minister..

  2. Me lista jeni ne rregull, per perralla na keni ngopur, por mos harro ec e jaket e tua ne greqi sa here qe donin ata u ke lepire prapanicen, e u je servilosur sa kufirin deta nga 6 milje ua cove 12. E kush ju beson juinternacionalisteve pa atdhe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu