• |
ide | kryesore

Çmenduria e një tifozi: 33 orë fluturim nga Japonia, por humbet finalen Boca-River nga shtyrja

Sport



Tifozët ndonjëherë bëjnë cmendurira, sidomos kur bëhet fjalë për një ndeshje me tension të lartë si Superklásikja mes Boca Juniors e River Plate. I tillë është edhe udhëtimi për tu mbajtur mend i një tifozi japonez: 33 orë fluturim për të bërë tifo në stadium për Xeneizes, sepse Isamu Kato, i nisur nga Japonia ka Boca në zemër. Vetëm 24 në tokë argjentinase, koha e duhur për të asistuar finalen e Libertadores e për tu kthyer në Japoni, por shiu dhe shtyrja e ndeshjes ia thyen ëndërrën.

Nisja nga Japonia, llogari të bëra deri në minuta për të arritur në kohë në Bombonera për fillimin e ndeshjes, në udhëtim i rrëfyer në rrjetet sociale, që nuk pati fund të lumtur. Historia e tifozit të Boca Juniors po bën xhiron e botës.

Koha e keqe dhe shtyrja e ndeshjes nuk e dëshpëroi Kato: brohoritje me tifozët e Xeneizes, disa foto e pastaj direkt në aeroport për tu kthyer në shtëpi. Ndeshja e shtyrë 24 orë mbeti një ëndërr për Kato, “një fiksim për Kupën” si ka postuar në faqen e tij. Në ndihmë nuk i erdhi dot as tv: 2-2 ishte një ndeshje e humbur për japonezin që gjatë ndeshjes ishte rrugës për në shtëpi.

Por sapo preku tokën aziatike Kato dha mesazhin që askush nuk e priste: “E lashë valixhen në shtëpi dhe tani do të shkoj në punë për të mundur të kthehem shpejt të shoh Boca”. Tifozi i palodhur japonez nuk ndalet nga zhgënjimi për ndeshjen e humbur: nuk ka distancë që të jetë pengesë mes Kato dhe dashurisë së tij për Boca Juniors, takimi vetëm është shtyrë për më vonë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *