• |
ide | kryesore

F1 Brazil/ Incidenti mes Verstapen e Ocon që përfundoi në zënkë: dënimi për hollandezin fantastik…

Sport, Video



Shkëndija e tension mes pilotëve të formula 1 Max Verstappen e Esteban Ocon në përfundim të Cmimit të madh të Brazilit. Hollandezi e ka shtyrë disa herë me duar francezin, gjatë peshimit pas garës, i nervozuar me incidentin e ndodhur në pistë: “Jam nxjerrë jashtë nga një idiot”, ka thënë Verstappen. Piloti i Force India i është përgjigjur: “Unë do të bëja të njëjtën manovër. Sjellja e tij ishte absurde, tentoi të më rrihte”.

Francezi i Force India, Ocon, fajtor se tentoi ta parakalonte Verstappen pavarësisht se ishte një xhiro prapa, është përpjekur të justifikohet duke thënë se e kishte bërë një manovër të tillë më parë edhe me Alonso e të tjerë pilotë, por sigurisht që nuk është njësoj, duke qenë se Verstappen ishte në krye të garës, përfundoi duke dalë jashtë pistës duke hequr dorë nga një fitore që dukej shumë e thjeshtë.

Të dy janë thërritur nga komisarët e pistës për tu përgjigjur për sjelljen e tyre. Verstappen është dënuar me një gjobë interesante: dy ditë “punë në shërbim të publikut”, që duhet kryer brenda 6 muajsh nga incidenti.

https://www.youtube.com/watch?v=u3r7-wo7PY4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *