• |
ide | kryesore

Familja Kardashian, fjalim për viktimat në Kaliforni

Paparazzi, Slider



Familja Kardashian është bashkuar për të pranuar çmimin për ‘reality show 2018’, në eventin e përvitshëm People’s Choice Aëards, të dielën në Barker Hangar në Santa Monica, Kaliforni dhe kanë prekur publikun me fjalët dedikuar ngjarjeve që kanë tronditur SHBA-n së fundmi.Kim Kardashian u shfaq në skenë bashkë me motrat Khloe, Kourtney, Kendall dhe nënën Kris Jenner.

Ajo foli për familjen dhe çmimin ia dedikoi zjarrfikësve dhe përgjegjësve të parë që po luftojnë me zjarret në Kaliforni.”Zemrat tona janë të thyera nga sulmi masiv me armë që u bë disa ditë më parë. Na vjen shumë keq për të gjitha jetët që janë humbur dhe për ata që aktualisht po përballen me zjarrin që ka rënë pranë banesave tona. Qëndroni të fortë”,- tha Kim gjatë fjalimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *