• |
ide | kryesore

FOTO/ Rama i përgjigjet Metës, por e fshin menjëherë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta publikoi këtë të hënë një dokument (lexo në poshtë) të cilin ia ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes në 9 nëntor ku i kërkon sqarime për kandidaturën e Sandër Lleshit. Në fokus të kërkesave të kreut të shtetit është nëse Lleshi, aktualisht zv.ministër i Brendshëm mbante detyra si ushtarak, pasi kjo mi në kundërshtim me kushtetutën.

Meta zbulon pyetjet sekrete që i bëri Ministrisë Mbrojtjes për gjeneral Lleshin (DOKUMENTI)

Rreth një orë më pas Rama postoi në Twitter një përgjigje për Metën.
“Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja dhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë” – shkroi Rama, por brenda 1 minute e fshiu sërish postimin.

Por tepër vonë zoti Kryeministër!

Dokumenti që fshiu Rama mban datën 12 nëtor, (sot) shkruan “se ndihet i keqardhur për faktin qe nuk i bëri që herën e parë këto pyetje për të mos pësuar krisjen”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *