• |
ide | kryesore

Meta s’e dekretoi se ishte ushtarak/ Rama tregon si mund të zgjidhet kriza

Arkiva, Kryesore



Më në fund është bërë publike edhe arsyeja se përse presidenti Meta nuk e ka dekretuar Sandër Lleshin. Ajo lidhet me qënien e tij ushtarak dhe gjeneral, çka bie ndesh si me faktin që ministria e Brendshme nuk duhet të jetë nën uniformë, po ashtu edhe me zbatimin e ligjit se një ministër nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër, pra as atë të gjeneralit, të cilën Sandër Lleshi e ka fituar me gjyq të formës së prerë, pasi ai u shkarkua nga ish presidenti Nishani në 2013.

Pavarësisht nga debati i koklavitur juridik, që kanë të dy palët (kryeministria petendon se Lleshi nuk i ka rifituar atributet e gjeneralit, ndërsa presidenca dyshon se po), Ilir Meta ka dashur të sqarojë gjithçka duke i nisur ministrisë së Mbrojtjes një kërkesë me 14 pyetje (shiko poshtë).

 

Pyetjeve “me spec” të Metës, Rama i është përgjigjur me ironi: “Po ta kisha ditur se kjo do të qe arsyeja, do ta kishim shmangur krizën me kohë”, ka pretenduar kryeministri. Ai është përgjigjur me një kundër letër, ku pretendon se ata kanë këndvështrime të ndryshme lidhur me faktin nëse Lleshi e disponon apo jo aktualisht gradën e gjeneralit, por megjithatë ai propozon një rrugë të ndërmjetme: Edhe sikur ta ketë, ai heq dorë nga ky atribut duke i kërkuar presidentit ta çdekretojë si ushtarak dhe ta dekretojë si ministër të Brendshëm (letra poshtë).

 

Pas këtij reagimi të kryeministrit ka ndërhyrë në debat edhe vetë Sandër Lleshi, i cili sipas udhëzimit të Ramës fillimisht shpjegon historinë e tij dhe në po të njëjtën shkresë i kërkon Metës që të mos jetë më ushtarak (shiko poshtë).

Image Image Image

Kështu pra kemi njëkohësisht dy debate. Ilir Meta pretendon se ka qenë ligjërisht në rregull, kur nuk e dekretoi Lleshin herën e parë, duke hedhur poshtë akuzat se presidenti paskësh shkelur Kushtetutën. Dhe debati i dytë, që i intereson Ramës, sipas të cilit nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur, por rëndësi ka të mbarojmë punë. Prandaj ai propozon: Edhe nëse Sandër Lleshi rezulton si ushtarak pas fitimit të procesit në shkallë të dytë, ai duhet të zhvishet nga ky status për të mbathur kostumin e ministrit të Brendshëm.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Po te isha ne vend te Metes, ne kete moment i kisha pranuar dhe firmosur zhveshjen si ushtarak dhe nuk e kisha dekretuar si minister kete pisqolle te Rames.

  2. Fotografia me lart eshte e denje per Sali vrasesin hajdut dhe Andin! Berisha ja fuste gjishtin ne bythe Andin dhe ketij i vinte mire! Prandaj u bashkuan prape! Komunistet bashkohen!

  3. Kur Bonaparti u shpall perandor ,Hugoi pat thene:
    Gomari,ishte gjeneral u be perandor.
    Lleshi eshte i garshem me urdherin e Rames te heq dore nga “ te qenurit burre”.

  4. Dridhe like dridhe qe te hollohet pak,ka filluar ti ngjaje si shume malokut sali ky maloku ilir ne argumenta qe jep per raste te ndryshme,likja po ben si sek i pare KQ tani like floriri

  5. Meta ishte i zene me Arbereshet dhe Parisin ,e kush cante bythen per greket apo shqiperine.Nuk pame asnje proteste apo levizje nga KY hajdut qe te bente kunder grekeve.Si Kryekomandant i forcave te armatosura( nqs ka akoma) i takonte te bente namin,pordhe koti,fshatar hajdut ngeli.

  6. Po pra karin ne pidh. Ai tha sme bind apo tani qe i ben presion nxorri kete arsyen banale. Pse se tha qe ne fillim. E verteta e ketij muhabeti eshte TEPSIA

  7. Sander Lleshi pranon te heqe graden e gjeneralit (skandal nuk ka ndodhur ndonjehere ne Glob), kur ka hedhur ne gjyq ish presidentin per kete?! Ai thote qe nuk ka ambicije politike por kjo eshte ambicije e paster per pushtet. Ndoshta, ne fund te fundit nuk e meriton graden gjeneral se megjithese eshte betuar (ne shkollen Skenderbej)i propozon Presidentit ta shkembeje graden me postin e ministrit(qe do ta kete apo jo per 1 vit)?!

  8. Nëse Kushtetuta nuk e lejon emërimin e një gjenerali të forcave të armatosura si ministër të mbrendshëm, e si Rama e vetë Lleshi e kanë shkelur këtë nen të Kushtetutës, nuk ka sepse të bëhej zhurmë e madhe për të akuzuar presidentin se ai ka vepruar në kundërshtim me ligjet.
    Si Rama ashtu edhe gjenerali, pas kësaj historie zotohen se do ta rregullojnë këtë duke u shkarkuar Lleshi si gjeneral.
    Para se të vinte puna këtu, a nuk do të ishte normale që kryeministri para se ta çonte emrin e Lleshit tek presidenti, meqë bëhet fjala për një gjeneral e presidenti është njëkohësisht edhe komandant i përgjithshëm i FA të Shqipërisë, të konsultohej me te ?
    Për mendimin tim kjo ngjarje nuk është e lidhur vetëm me shkeljen e Kushtetutës për emërimin e gjeneralit.
    Nuk ka sepse të injorohet fakti se ishte një surprizë e madhe për gjithë shqiptarët që Rama, pikërisht në kohën kur Xhafaj, ministri në detyrë, po përgëzohej nga ndërkombëtarët për rrezultate në ç’kanabizimin e Shqipërisë, për arrestimet e grupeve kriminale mafioze dhe dy ish deputetëve socialistë si bashkëpuntorë me ta, kur po pritej gjithashtu që ky ministër të arrestonte edhe Gjushin e famshëm të cilit nga përgjimet e prokurorisë po i dilnin fakte të përdorimit të tij në blerjen e votave me ndihmën e grupit kriminal të Shijakut, u shkarkua mbrenda natës si në kohën e Enver Hoxhës.
    Kryeministri kaloi deri në deklarata qesharake për pafajsinë e Xhafës me problemin e të vëllait, e po ky kryeministër e shkarkoi ate kur po arrestoheshin të dyshuarit në vjedhjen e votave. Askush nuk e beson legjendën e vetëdorheqjes së tij për faktin e thjeshtë se vetë Rama me “batutat” e tij e vërtetoi që Xhafa u hoq se “po hidhte gurë kundër shtëpisë së tij”.
    Pra analizat e kësaj ngjarje duhet të përqëndrohen në binomin Xhafa e Lleshi e cilat ishin arsyet që Rama bëri këto lëvizje të befasishme.
    Vëllai i Geronit, duke pasur përsipër njollën që i vuri skandali “babale”, u vu në lëvizje me zell ndoshta të tepruar për Ramën e Rilindjen, që të realizonte kërkesat e ndërkombëtarëve.
    Duke parë këtë rrezik, Rama u nxitua që të verë në vend të tij në shkelje të Kushtetutës, një gjeneral, ushtar të bindur të tij siç u deklarua vetë Lleshi edhe publikisht.
    Qeverisja 6 vjeçare e Ramës, nuk ka sepse të meret e të analizohet duke i trajtuar marrëzitë e tij të veçuara me njera tjetrën, por duke i analizuar në tërësinë e shkeljeve ligjore që ka bërë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *