• |
ide | kryesore

Heqja e ‘Shqiponjës’, biznesmeni që e financoi nuk përzihet në vendin e qeverisë

Lajme



“Shqiponja” e vendosur tek Doganat, në sheshin me të njëjtin emër, ishte dhuratë e diasporës shqiptare për 100-vjetorin e pavarëisisë, konkretisht e biznesmenit të njohur shqiptar Lazim Destani, njëri prej shqiptarëve më të pasur të botës.

Përmes zyrës së tij ai i është përgjigjur interesimit të “Fax News” për heqjen e simbolit nga Bashkia Tiranë.

Në përgjigje thuhet se biznesmeni Destani preferon të qëndrojë neutral sa i takon kësaj çështjeje pasi paraqitet si një figurë bashkuese.

“Pas ndodhive te fundit lidhur me monumentin Shqiponje qe z.Destani i ka bere dhurate Tiranes dhe gjith kombit shqiptar, per Njeqind-Vjetorin e Pavaresise, preferojme te mbajme ane neutrale, sepse z.Destani paraqet figure qe bashkon njerez, ndaj edhe as ne kete rast nuk duam te deklarohemi ne nje menyre apo tjeter per te shkaktuar eventualisht edhe nje tjeter percarje mes cilave do subjekte”,- thuhet në përgjigje.

Heqja e simbolit, për më tepër dhe reagimi i kryeministrit Rama se “Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj shqiponje”, kanë shkaktuar një debat të madh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *