• |
ide | kryesore

Historia/ Si Rama ka bërë “të fortin” me fadroma mbi shtëpitë e shqiptarëve

Kryesore, Lajme

Prej më shumë se 10 ditësh banorët e zonës së njohur si “Astiri” në Tiranë janë në protestë. Banesat e tyre do të shemben për shkak të projektit të “Unazës së Madhe”. Janë rreth 317 objekte që do të preken nga ky projekt ku 163 prej tyre që janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen nga ALUIZNI për të marrë dëmshpërblim. Banorët thonë se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut pasi projekti që po zbatohet është një tjetër variant nga projekti i parë.


Deri tani kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët pasi as kryeministri Rama dhe as kryebashkiaku Veliaj nuk kanë reaguar. Por ky nuk është rasti i parë kur kjo qeveri përplaset me banorë të zonave të ndryshme të vendit të cilëve u janë prishur banesat për ndërtimin e veprave infrastrukturore.


Në të gjitha këto raste qeveria e Ramës ka treguar forcën me banorët duke mos pyetur për pasojat sociale që ka shembja e banesave të ndërtuara me mund nga këta banorë. Duke qenë se ndërtimet e tyre kanë qenë “pa leje” ata janë nëpërkëmbur nga qeveria në projektet e saj të infrastrukturës, shpesh herë edhe klienteliste. Lapsi.al sjell më poshtë një historik të shkurtër të përplasjeve më flagrante të qeverisë me banor që u ka prishur shtëpitë.

Shtëpitë te Bulevardi i ri

Një nga përplasjet e para të forta ka qenë ajo e marsit 2016 me banorët e zonës në ish-stacionit të Trenit në Tiranë. Pjesa më e madhe e tyre ishin banorë autoktonë dhe vetëm një pjesë e vogël ishte me ndërtime pa leje. Por prishja e banesave në qendër të Tiranës kishte një kosto për qeverinë e cila mitizoi në maksimum vlerën e dëmshpërblimit. Fadromat shkuan të prishin shtëpitë duke hasur në rezistencën e banorëve.

Situata precipitoi në përplasje me banorëve, policisë dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Si pasojë konfrontimit fizik kanë pësuar gjendje të fikëti 5 gra të cilat kanë marrë ndihmën mjekësore nga urgjenca e Tiranës. Disa persona u shoqëruan me motivin e kundërshtimit të efektivëve të policisë. Nga ky proces prekeshin rreth 200 banorë të cilët thanë se u duket qesharak dëmshpërblimi prej 265 mijë lekë për metër katror për banesat dhe 179 mijë lekë për bizneset. Ndërtimet u prishën ndërsa banorët morën një shpërblim që megjithëse pësoi një rritje të vogël mbeti larg dëshirës së tyre.

Shembja e banesave të Shkozës

Shtatori 2017 shënoi një tjetër përplasje në Tiranë. Situata qenë e frikshme për 150 familje të zonës së Shkozës pasi dhjetëra policë të armatosur dhe forcat speciale rrethuan banesat e tyre dhe i kanë nxjerrë jashtë. Gjithçka kishte të bënte me aksionin për prishjen e banesave të tyre për ndërtimin e një tjetër pjese të Unazës së Madhe dhe lidhjes me të.

LEXO EDHE:

Krahasimi/ Pse Rama trimërohet në Shkozë dhe zbythet në Himarë

Ardhja e tyre ka qenë e papritur për banorët të cilët ishin duke pritur për të bërë një marrëveshje me shtetin. 153 shtëpi u prishën. Një pjesë e tyre të ndërtuara edhe para viteve “90. Përplasja e policisë me banorët edhe këtu ka qenë e fortë dhe nuk munguan pamjet tragjike.

Raste te tjera

Në shkurt 2015 një protestë e fortë u zhvillua në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës. Mbi 100 banesa dhe biznese do të prisheshin për të përfunduar rrugën Transballkanike. Banorët dolën në protestë me arkivol duke u përplasur me policinë.

Shtator 2017. Një tjetër përplasje e fortë u shënua në Vlorë për shkak të prishjes së 6 objekteve përgjatë Lungomares. Të ndërtuara në vitet ‘40, këto shtëpi shënojnë edhe valën e fundit të shembjeve përgjatë shëtitores.

Një muaj më pas në tetor një përplasje e fortë mes banorëve dhe policisë ndodhi në Himarë. Rreth 80 banesa e u shembën në kuadër të fazës së dytë të rivitalizimit i planifikimit urban të qendrës së Himarës. Banorët e Himarës e kundërshtuan projektin duke e cilësuar atë si gjenocid, pasi sipas tyre nuk parashikohet dëmshpërblimi sipas ligjit, ndërsa një problem tjetër i ngritur ka qenë edhe mungesa e certifikatave të pronësisë për disa nga banesat e vjetra.

Shtator 2018. Një tjetër përplasje u shënua në bregdetin e Jalës. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi 9 ndërtesa duke përdorur forcën për nxjerrjen jashtë banorëve. Banorët thanë se janë me dokumente të rregullta dhe se shembjet ishin selektive.
Mbetet për të parë çfarë do të ndodhë me banorët e Unazës së Madhe për të cilët deri tani Veliaj dhe Rama kanë bërë veshin e shurdhët. ©Përgatiti LAPSI.al

12 Comments

  1. Sepse Himariotet-ja shkerdhejne ato kurvat mu ne vendit, prandaj Zbythet ,ben te fortin ne Tirane se jane mbledhur te gjitha -delet-nga jane dhe nga s’jane dhe i bejne vetem -Amin-ketij njeriu me te meta mendore qe u prish shtepite pa iu dhene leket e shpronesimit.

  2. Leke duhet te marin pronaret e vertet dhe jo maloket e saliut me mbi shkrim toke e zanun,te shkojne nga kane ardhur bashke me ty o komunist muti satalin,sa per himarjotet saliu u lejoje grekeve te hapnin shkolle greke ne himare.

  3. Deri me sot qeveria e Rames nuk ka bere asnje thirrje fshatareve per te vjedhur pronat e te tjereve “Toke e xanun” sic ka bere Sali Funderine Krimineli si askush dhe asnjehere ne historine e Shqiperise.
    Ne qofte se ju malokeria (hajdutet) ja shperbleni duke i dhene votat kryehajdutit tuaj, te demtuarit kurre nuk kane per te harruar krimet monstruoze te tij.
    Kushtetuta e permban ligjin qe per arsye publike pronaret shpronesohen duke mare vleren e plote te prones dhe qeveria e Edi Rames deri me sot ka treguar se e ka zbatuar kete ligj.
    Pysni Bashen po nuk besuat!
    Opozita mbeshtet protestat e perfaqesuar me dy kokeshqopa duke aktivizuar gjithe zagaret e saj.

  4. O -Bert -autiku sa kollaj njihesh o i shkrete me komentet tende bajate rri te kam thene se na ndyve partine o turi bythe ,o kellire .kopil ,o pederast i partise tone.

  5. Per gojoret e aleances se qelbesirave, te cilet paguhen nga kryeqelbesira e Shqiperise, vetem per ti lepire te shkreten, se te shkretë nuk ka. Nga menyra se si shprehesh je me keq se nje evgjit. Nga kultura e madhe qe ke marre merret vesh se ç’ familje ke, ne mos je doç i zene ferrave, keshtu qe kuptohet qe goja jote eshte per thithje.

  6. Ne mungese argumenti per maloket e saliut dhe skifteret e edi lesit ketu te lapsi vazhdoni te festoni ne bodrumet e shqupit bashke me saliun dhe liken per fejesen e zenit me luge floriri,ju hani byrek dhe nje llalle tre veta,te gjithe kellirat ne shqup bashke me trafikantin me titullin dok shkence per droge,O Kellire saliste

  7. Ky popull (80% interurban) ,ankohet sot se i ka dhene votat Rilindjes dhe sot ajo i nxjerr ne rruge.
    Kush e ka fajin ?
    Votat e tyre i dhane timonin nje shoferi por “harruan” se ai nuk kishte patent…

  8. kush ja fali tokat ketyre yt ete apo jot eme qe dalin e ulerasin e len skena neper rruge, se kshu esht kur kap e bej shpi kot me kot po ska faj keta ka faj sali maloku qe e nisi ket vend rrumpall.

  9. Do e mirekutpja qe “Shqiponja” te dogana te hiqet per nje projekt (i cili me te drejte do lehtesoje trafikun), por ajo qe nuk kutpoj eshte se ku ky nxenesi i Konices e Nolit i gjen ato fjale qe te bukura per te na treguar se cfare ne, populli duhet te pranojme qe eshte e bukur dhe ku ne gabojme.
    I rrethuar nga servile qe i bejne levdata ai mendon qe mendimi i tij eshte i vetem, i sakte, absolut dhe vetem ai ka te drejten e c mund te quhet e bukur, artistike e c eshte nje hyrje kazinoje.
    Meynra si flet per nje projekt qe nuk eshte i tij nuk tregon gje tjeter qe nje kryeminister shqiptare ne mandatin e dyte shkeputet teresisht nga realiteti dhe jeton ne nje bote kur ai, dhe vetem ai me cdo fjale te nxjerre iluminon popullin e shkrete qe duhet ta falenderoje percdogje qe ai thote. Edhe kur ai e ofendon.

    Ne nje emision te Rai para shume vitesh ku flitej per emigrantet Rama i thoshte njerit nga anetaret te “Lega Nord” qe je nje palacio. Moderatori i emisionit i lutet zotit Kryebashkiak te Tiranes te asaj kohe te mos ofendoje, ndersa Rama pergjigjet qe ai nuk po ofendonte por fjalet qe ky anetar i Lega Nord thoshte e bente te qeshte e te qante njekohesiht, sic te ben nje paliaco cirku.
    Te njejten gje ben dhe Kryeministri i vendit tim me fjalet qe thote, si nje paliaco, vetem se me pak te qesh e me shume te qaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu