• |
ide | kryesore

I dënuar në Itali për trafik droge, Gjykata jep masën e arrestit për pedagogun e Ekonomikut

Lajme, Të fundit

Pedagogu i Ekonomikut, Dritan Shoraj do të qëndrojë në burg 40 ditë. Këtë vendim ka dhënë gjykata gjatë ditës së sotme, ku është zhvilluar seanca për masën e sigurisë personale.


Shoraj u arrestua më 10 tetor në Tiranë, pasi kishte një urdhër-ndalimi ndërkombëtar nga Interpoli, sepse ishte dënuar me 4 vite burgim nga Gjykata e Venecias në Itali për trafik droge.


Ndërkohë që Shoraj do të qëndrojë në burg, po punohet për ekstradimin e tij drejt shtetit italian, pasi aty do ti duhet të vuaj dënimin që është ngarkuar për të.

PEDAGOGU

Doktori i shkencave Dritan Shoraj, lektor në Fakultetin Ekonomik në Tiranë dhe në Universitetin e Durrësit, u kap nga forcat Operacionale pas një kërkese të autoriteteve italiane. Shoraj ishte lektori i lëndës për Menaxhim të Bizneseve dhe Koorporatave, shkruan gazeta Panorama.

Ai prej vitesh jepte leksione në auditorët e universiteteve, por në të njëjtën kohë, emri i tij gjendej në listën e të kërkuarve për çështje të trafikut të narkotikëve. Emri i doktorit Dritan Shoraj i është përcjellë Shqipërisë përmes Interpolit dy ditë para se ai të arrestohej. Sipas të dhënave zyrtare të Fakultetit Ekonomik, që prej vitit 2014, Shoraj mban titullin Doktor Shkencash në Ekonomi.

Ndërsa mësohet se ai angazhohej edhe pranë strukturave të Partisë Demokratike, për çështjet e ekonomisë. Në fotot e tij, të postuara në rrjetet sociale, Shoraj rezulton se është një ekspert ekonomie që në jo pak raste ka qenë i ftuar në disa media shqiptare. Megjithëse mund të ketë qenë në dijeni të një dënimi në Itali, për aq kohë sa vendimi i formës së prerë ishte dhënë nga Gjykata e Apelit të Venecias, sërish ai ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas herë publikonte fotografi të ndryshme, herë i rrethuar nga libra, gjatë orëve të leksioneve, apo edhe gjatë udhëtimeve të tij jashtë Shqipërisë.

Më 22 shkurt të vitit 2016, Dritan Shoraj u filmua gjatë protestës së PD-së në Tiranë, ku kishte lënë orët e mësimit në auditor dhe kishte qëlluar me shkelma mbi një qytetar.

5 Comments

  1. Cfare po pret lul,bej dicka per dok e shkencave trafikant droge i denuar me burg,nuk ta mban bytha ta heqesh se ti nxjerr te palarat qe ka bere me ty

  2. Ore i pa fytyre, e jo i pa emer, se ajo dihet, qe je kodosh e shpifes dihet, por qe nuk je fare ne dijeni se clidhje ka Luli me kete edhe kjo dihet, por ta kerko detyra, ose idiotesia rilindase e qelbur qe tia futim, se shyqyr qe na e gjeti tao, nje fundrine librazhdi. O idioti i pa emer,,, ne cader ai nuk ka qene si i ftuari special i Lulit, por ne bisedim me profesoret e universitetit, e kete ka kapur mafiozi tao, ne fotografi pas, dhe e nxjerr si bashkepunetor, por nga marifeti i bindjes komuniste qe ka akoma pionieri i asaj kohe, qe sot ka nderruar emerin, por me seli te trasheguar nga partia meme, andaj ta mbyllin halene keta kuqale, kur permendinsh,qup in,

  3. O i paemri me emer shqup ai eshte ne dep e ekonomise te PD,sa per cadren dihet kush futeshe aty brenda,por thuaj lulit ta heqi kete trafikantin e droges me titull dok shkence se edhen zgjedhjet,por luli si dobic po pret ti mare zarfin me euro pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu