• |
ide | kryesore

Kriza/ Tirana e dorëzon ndeshjen vetë, nuk fiton prej 6 javësh dhe ka tifozët kundër

Sport



Kriza e Tiranës është hera e dytë në tre vjet që kjo fjalë vërtitet mbi skuadrën më të titulluar në vend. Bardheblutë në fakt kanë humbur identitetin e tyre dhe janë bërë një skuadër që mund të mundësh me përmbysje. Nuk ndodhte kjo më parë, ashtu sikur nuk ndodhte, që 24 herë kampionët të mos marrin një fitore prej 6 ndeshjesh.

Një humbje për Tiranën nuk bën më cudi dhe kjo është e para nga transformimi që ka pësuar skuadra më e titulluar në Shqipëri. Renditja flet dhe qartë, skuadra është në gjendje të luftojnë vetëm për mbijetesë, madje edhe aty po humbet terren dukshëm e mundur nga Luftëtari kundërshtari direkt, e paaftë të mundë Kamzën në Kamëz, atë skuadër që Kastrioti e theu me lehtësinë më të madhe. Të vetmit ndër të fundit, me të cilët kryeqytetasit kanë dalë fitues, kanë qenë pikërisht krutanët e vendit të fundit, ata po Tirana i mundi 2-3.

Në fakt, ndryshe nga Tirana e Ze Maria, kjo e drejtuar nga Mema prodhon lojë, krijon, shkon edhe në gol. Por më pas shuhet dhe në fund numëron disfatat, ose pikët e lëna. Luajtën mirë por nuk fituam thuhet rregullisht tani pas ndeshjeve të Tiranës. Por këtu nuk ka asgjë për tu cuditur. Tirana nuk luan gjithë ndeshjen, heq dorë në momentet kur nuk duhet, ose është e shpërqendruar totalisht, edhe me emrat që duhet ti bënin diferencën.

Situata është ajo e një kaosi të plotë, kur tifozët më shumë mungojnë se janë present në stadium, ku drejtuesit kanë frikë ti kenë ultrasit e tyre në Selman Stërmasi, sepse më shumë se mbështetet, Tirana tani është në shënjestrën e njërezve që e kanë mbrojtur gjithnjë. Palët urrehen dhe kjo nuk u mësua kur Fanatics hoqën banderolat, apo kontestuan presidentin.

Rezultatet janë ato që kanë krijuar një hendek që kërkon dikë të sakrifikuar për tu mbyllur. Prandaj përpara se të mendojnë për deklaratat kontroverse të tipit ata nuk janë tifozë të Tiranës, klubi duhet të fillojë të shqetësohet më shumë për situatën që e solli punën deri këtu…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *