• |
ide | kryesore

Kukësi i tërbuar me asistentin Koçiaj: Reagojnë Cungu e Reginaldo “Vetëm ai e pa pozicionin jashtë loje”

Sport



Barazimi 1-1 me Teutën nuk ka lënë shije të mirë tek Kukësi, që kap ndeshjen e tretë pa fitore, duke e parë krun gjithnjë e më nga larg. Ndoshta ky moment jo për kuksianët ka bërë që edhe nervat të lëshojnë, për më tepër që katër minuta pas golit të avantazhit të durrësakëve veri-lindorëve i mungon një gol në apel.

Reginaldo duket në pozicion të rregullt, por asistenti Koçiaj i kryesorit Meta, ka anulluar golin për pozicion të parregullt të sulmuesit mozambikas. Protestat në fushë të Kukësit, u pasuan edhe pas ndeshjes, kur tekniku Armando Cungu ka akuzuar direkt arbitrat e ndeshjes: “Goli i anuluar në pjesën e parë ishte krejtësisht i rregullt. Rexhinaldo është në linjë me mbrojtësin, për të mos thënë që mbrojtësi është më i avancuar. Këtë e dinë arbitrit e lojës dhe anësori.

Në një mendim me teknikun edhe vetë sulmuesi që e ka quajtur një turp anullimin e një goli, që mund ti kishte dhënë tjetër rrjedhë lojës. Portimi në Instagram i mozambikasit është i përmbajtur por akuzues për asistenin e garës. “I lumtur që shënova një gol dhe që ndihmova ekipin të barazojë ndeshjen. Ishte turp që më anuluan golin e parë, të cilin vetëm anësori e pa (si të parregullt). Sidoqoftë, do vazhdoj të punoj dhe jam i sigurt që do arrijmë objektivat tona. Forca Kukësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *