• |
ide | kryesore

Panucci tregon të vërtetën për Loret Sadikun dhe shkund kuqezinjtë: “Më duket sikur drejtoj një skuadër të shurdhët”

F1, Sport



Skocia dhe Uellsi janë dy ndeshje që kërkojnë perfomancë në nivele të larta, nëse synohet fitorja dhe tekniku i përfaqësueses, Christian Panucci, këtë e di shumë mirë. Rezultati ndaj Highlanders, që në ndeshjen e parë në Hampden Park thyen shpresat e Shqipërisë për një vend të parë në grupin C1 të Ligës së Kombeve, është thelbësor tani për të mos zbritur një divizion më poshtë, por mënyra si është mundur skuadra e Panucci në daljet e fundit, e sidomos në Izrael, e bën skeptike situatën.
“E quaj të padrejtë që të kërkohet fajtori te unë duke ditur që në miqësore kemi pasur shumë mungesa – shpjegoi italiani. Kemi kapur një standart në ndeshjen me Izraelin. Duhet ta vazhdojmë këtë standard”.

Ka në fakt një të vërtetë në justikimin e Panuccit, por ndërkohë rezultatet ikin dhe nga pretendimet për vendin e parë dhe mundësinë për tu kualifikuar4 në finalet e kampionatit Europian, kuqezinjtë kanë mbërritur në pikën e rrezikut për të ndryshuar vazo. Shqipëria ka pësuar gola, që një skuadër profesioniste, apo që ka pretendime të mëdha nuk mund ta bëjë: “Me Izraelin nuk morëm rezultatin që meritonim. Kemi pësuar 3 gola nga goditje standarte. Kanë qenë gabime fëmijërorë. Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhë. Ne kemi skuadër memecësh që nuk flasin. Unë duhet të rri të them kujdet këtu, kujdes atje. Këtë javë të qeshin më pak e të flasin më shumë”.

Cështja më e diskutuar, post-listës Panucci ka qenë refuzimi i dytë i Loret Sadikut, por tekniku ka shpejtuar të sqarojë keqkuptimin: “E kisha thirrur si pjesa e ekipit Kombëtar. Më ka dërguar mesazh dhe më ka shpjeguar që nuk ndihet në 100% e formës së tij. I kam thënë që nëse nuk ndihej në formë më mirë mos vinte. Do jetë në plane në të ardhmen”.

Nuk ka pse të ketë mosbesim në shpjegimin e lojtarit të Kasimpasa. Por nëse ka ndonjë prapaskenë, italiani e ka goditur me inteligjencë: “Është e pamundur të konstatoj nëse lojtari më thotë të vërtetën. Ia kam shpjeguar që klubi dhe Kombëtarja janë 2 gjera të ndryshme. Uroj ta kërkojnë Reali e Barcelona, por është e vështirë që ta shohin te Kasimpasa. Nëse do të vijë në Kombëtare, do të ketë mundësi të luajë në Spanjë, Itali dhe shumë kampionate të tjera të forta. Unë do të vija në këmbë e motor, nga Stambolli nëse do më ftonin. Do e bëja rrotull nga Korfuzi me motor uji. Në kohen time kur më ftonin, ishte qejf edhe të shkoja një dite para”.

E ndërkohë, lajmet që prêt italiani janë ato nga Balliu, për të cilin nuk ka konfirmim nëse është nisur për në grumbullim, pas problemit që nxorri klubi i Metz, i njoftuar para 13 ditësh, por që inistoi se duhej lajmëruar para 14 ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *