• |
ide | kryesore

Parisi zgjedh çizmet ngjyrë kafe këtë sezon (FOTO)

Stil



Për gratë parisiene, çizmet në ngjyrë kafe janë pasqyrimi i duhur i stinës së vjeshtës. Për vite me rradhë, ato kanë qënë besnike e këtij stili, duke i bërë pjesë së përditshmërisë.

Edhe revista “Who What Wear” sugjeron kafen si ngjyrën kryesore për vjeshtën dhe dimrin e vitit 2018. Nga çizmet mbi gju deri tek ato tek kyçi i këmbës, duket se vajzat në “Instagram” i kanë mbajtur mirë shënimet dhe nuk i kanë bërë dot ballë këtij trendi. Mos kujtoni se shpëtuat edhe këtu nga printi i leopardit sepse është thjesht i adhurueshëm.

Pastaj mendoni pak, sa bukur do të dukej një foto me këto çizme, teksa pozoni në gjethet e rëna të pemëve. Kështu që, me vrap bëni shopping edhe ju, ose mund të përdorni edhe çizmet që keni nga vjet në dollap.iconstyle/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *