• |
ide | kryesore

PD nxjerr emrat: Kompanitë që fshihen pas projektit 40 milionësh te Unaza e Madhe

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike denoncoi sot projektin e Unazës së Madhe duke e konsideruar atë abuzim, në shkelje të ligjit dhe të korruptuar. Sipas zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë euro për më pak se 3 kilometra rrugë.

Sipas Zhupës, skema korruptive është e qartë pasi fituesit kanë qenë 3 të paracaktuar, sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm 1 ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë, është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë.

Përfituesit kryesore nga projekti, bashkimi i kompanive “DH Albania” dhe “Biba X”, por sipas PD-së janë të dyja me probleme.

“Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e regjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale” – thotë PD.

“Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuestro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike” – tha zëdhënësja e PD që shtoi se gjithçka ka ndodhur në shkelje të ligjit të prokurimeve publike që, për të rritur sigurinë e realizimit në kohë të veprës, kërkon që kompanitë të kenë siguri financiare, të mos jenë në proces falimentimi apo nën sekuestro.

“Biba X ka urdhër sekuestro nga përmbaruesi më datë 3 Korrik. Tenderi është hapur në 10 shtator dhe fituesi është shpallur 5 javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, përfituesi I 18 milionë eurove, bashkë me një kompani fantazmë, ka qenë nën sekuestro, e cila i është hequr pas shpalljes fitues të tenderit, më 24 tetor. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskës, dhe sa është përfitimi për të gjithë skemën korruptive me fitues të paracaktuar në tenderin fitktiv prej 40 milionë eurosh” – thuhet në deklaratën e PD. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. ahaha.. te gjithe oto kompanite e medha varen nga ajo e vogla ‘vellezrit’ Hysa …

    Ata jane dibran dhe jane marre ne fillim me tregti xhami. Historikisht antare dhe financues te PDs.
    Jane njerez te mire dhe puntore. Por nuk e kuptoj perse jane pjestare ne te tre lotet ? Apo do te furnizojne te treja ato kompanite e medha me ndonje materjal qe ata e gjejne me lire ( ose kane ekskluzivitetin) ?

    Megjithate me behet qefi qe ata jane pjestare ne kete pune.

    1. Jo jo nuk jane ata Hysat e dibres qe furnizojne tere shqiperin me xhama.. Keta jane te tjere Hysa. Firma e tyre quhet thjesht ‘HYSA’ dhe jo ‘VELLEZERIT HYSA’..

  2. Pa lidhje fare. Ja keni futur kot fare. Ka gjykata per keto lloj aferash. Pse nuk i drejtoheni prokuroris? Apo nxirr ca letra te pa baza dhe i hidhni per konsum politik.

  3. pse ju bini ne qafe kot te gjitha kompanive thjesht se marrin pjese ne tender, kompania hysa ska lidhje me gjith keto mashtrime e vjedhje qe flet PD. Sikur neper ndertimin e rrugeve publike te marrin pjese sa me shume njerez serioze e qe kan arritur ketu me pune dhe me e mund mire do ishte. E vetmja pike dyshimi qe do kisha per ta eshte se nuk di nese kan eksperience me rruget se ata merren me xhama. Edhe pse financojne PD ne fushate (gje qe nuk eshte illegale) kjo sdo te thote qe sduhen te marrin pjese ne tender publike.
    I bashkangjitem mendimit te komentuesit te pare, nqs jan Hysat, ata te dibres qe merren me xhama, me behet qefi qe i jan futur kesaj pune. Shpresoj qe te mos jete, sic shkruan komentuesi i dyte, ndonje qe vetem emrin perdor Hysa po qe ska lidhje fare me ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *