• |
ide | kryesore

Ribery humb mendjen, rreh dhe shtyn gazetarin francez

Sport



Asgjë nuk është e qetë tek Bayern Mynih, pas humbjes kundër Borussia Dortmund, që e thelloi diferencën me kreun në 7 pikë. Bavarezët janë të pamësuar me këtë situatë, ndaj acarimi është në majë, duke bërë që të humbasë mendjen edhe një si Franck Ribery. Sipas ‘Bild’, francezi ka qëlluar me shuplakë dhe ka shtyrë një gazetar, bashkëkombasin e tij Patrick Guillou të kanalit BeIN Sport.

Gjithnjë sipas ‘Bild’, drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar ngjarjen: “Ribery na ka informuar në lidhje me incidentin me bashkëkombasin e tij Guillou, që e njeh prej vitesh. Kemi rënë dakord të takohemi personalisht për të biseduar si ta zgjidhim këtë situatë” shpjegoi boshnjaku.

Gazeta gjermane hipotezon se Ribery, që ende nuk shënuar asnjë gol në këtë sezon, ishte i irrituar nga komentet negative të Guillou gjatë ndeshjes. Bashkëshortja e Ribery, Wahiba, ka postuar një koment në Instagram, ku thotë se Guillou ishte “shumë lodhës dhe i padobishëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *