• |
ide | kryesore

Sandër Lleshi si një PPP banale

1, Arkiva, Ide



Pavarësisht se u mvesh me petkun hijerëndë të një debati konstitucional, ajo që përplasi Ramën me Metën po rezulton të ketë qenë një akt banal i rilindjes. Ajo nuk ka sharmin e një precedenti, nëse kreu i shtetit ka kompetenca ti rrefuzojë anëtarët e kabinetit të një shumice të zgjedhur me votë; ajo nuk ka as seriozitetin e debatit mes juristësh me pikpamje të ndryshme; ajo nuk evokon as aspiratat demokratike të balancimit mes pushteteve.

Ajo është thjeshtë një shenjë më shumë që na tregon mënyrën se si qeveris Edi Rama.

Korespondenca e sotme e shkëmbyer mes Ramës dhe Metës e tregoi hapur këtë gjë (shiko kronologjinë këtu poshtë/lapsi.al).

Lexo më tej:

Meta se dekretoi se ishte ushtarak/ Rama tregon se si mund të zgjidhet kriza për Lleshin

Aty fillimisht dallohet qartë se Presidenti e ka refuzuar dekretimin e parë të kandidaturës për ministër të Brendëshëm thjeshtë për faktin se ai ishte gjeneral ende në detyrë. Dhe meqë kushtetuta jonë e pengon që një anëtar kabineti të kryejë edhe detyra të tjera (shiko këtu poshtë/lapsi.al) kreu i shtetit nuk e ka firmosur atë.

Debati Rama – Meta/ Si lexohet dhe kujt i jep të drejtë Kushtetuta? 

Por, pas letrës publike të Metës është tejet interesante të lexohet kundërpërgjigja e Ramës. Ai që e akuzoi vëllain e tij armik se po shkelte hapur kushtetutën, në përgjigjen e sotme është tërhequr ndjeshëm. “As unë as ti nuk jemi juristë” thotë në mënyrë të divulguar Rama, duke pranuar se ekspertët ligjorë të kryeministrisë bëjnë një interpretim të ndryshëm nga ata të presidencës.

Pra, pasi e akuzoi Metën për një krim madhor –shekeje kushtetute- ai tani si pa të keq thotë se ende nuk i dihet kush ka pasur të drejtë.

Por më e bukura vjen më pas. Ajo qëndron te zgjidhja që ofron Rama.

Me pak fjalë ai thotë. “Unë ndryshe nga presidenti nuk e pranoj që Lleshi ka qenë ushtarak ende në detyrë, por kjo s’ka problem. Ai le të japë dorëheqjen si gjeneral dhe Meta ti hapë rrugën për ministër”.

Dhe mbi këtë logjikë absurde, ai e detyroi edhe kandidatin për ministër të brendëshëm, – që në Opinion shprehu një adhurim të pakufishëm për shefin e vet – të shkruajë letrën më absurde që mund të bëjë një zyrtar: atë të dorëheqjes nga një gjë që nuk pranon se ka qenë.

Pra e thënë shkurt: qëllimi justifikon çdo mjet.

Eshtë pikërisht ky lloj të arsyetuari që na tregon për mënyrën kriminalisht sipërfaqësore me të cilën e drejton shtetin Edi Rama. Ajo nuk ka lidhje as me një debat konstitucinalistësh as me përkufizimin e vijave ndarëse mes institucioneve.

Mënyra se si Rama do të zgjidhi emërimin e Sandër Lleshit për ministër, i ngjan metodave që ai përdor për të grabitur me koncesionet dhe PPP-të.

Ajo është njësoj me mendësinë: na duhet toka publike e teatrit për kulla, hajde bëjmë një ligj special që e tejkalon kuadrin ligjor; na duhet të grabisim toka në bregdet, hajde shpallim investitorë strategjikë; na duhet t’i japim klientëve tanë Check –Upin apo inceneratorët, hajde bëjmë një garë pa konkurentë.

Pra në thelb, ajo është një përdhosje e çdo ligji dhe rregulli vetëm e vetëm për të mbërritur tek synimi.

Prandaj të gjithë ata që janë ekzaltuar se po bëheshin dëshmitarë të një debati sqimëtar dhe me peshë, sërisht do mbeten të zhgënjyer. Sepse në gjenezë ai u prodhua nga po ai njëjti Ramë, tërësisht banal si gjithmonë.

©Lapsi.al



15 Comments

    1. O komentuesi Katunari! Qe Bushati eshte i madh e di edhe Saliu! Po qe ti e dike se Andi eshte “grande” nuk eshte cudi sepse ti nuk di te perdoresh kompjuterin dhe je gjysem analfabet e gjysem injorant! T’ju rroje Andi me syte blu dhe Sali u nga Vicidoli!

  1. Ore Bushat keshtu ka qene dhe do mbetet mijra vjet.Mbreti I Anglise Henriku u largua nga Papa I Vatikanit dhe nderroi edhe fene angleze,vetem per nje kurve.

  2. Jo e lagu jo se lagu.Berisha firmosi antar i konferences islamike pa pyetur parlamentin,mgjs kushtetuta nuk e lejon kete gje.Edhe sot e kesaj dite ne marrim pjese ne vendet Islamike fale Berishes qe nuk pordhi fare per kushtetuten.Sa here qe Berisha nderronte karriken president-K/minister aq here nderronte kushtetuten,pa pyetur njeri dhe jo Meta qe eshte nje figure e diskredituar.Keshtu si e keni nisur si kalamjte edhe 10 vjet te tjera do te rrije Rama ne fuqi.Gjeni ndonje gje madhore dhe jo eshte cader apo ombrelle.

    1. O Kovi ik lëre tastierën dhe ik me vrap në shtëpi se po ta lërojnë Lenkën te shtëpia çunat e njësitit gueril!

    2. Loni: O kovi ça ere ka gjaku ere?
      Loni: O kovi ça ere ka gjaku ere?
      Kovi: Mut!
      Loni: Pse nuk thua që qenkam plagosur ere kovi.

  3. @@@ O ver ver mos se Je nga Verra apo Ferra ,se Lenken cunat e Kovit e kishin dashnore dhe ishin nga ata te OJQ-ve minoritare .Al-Muti na beri me kushtetute dhe lahute ore Verra.Njesiti gueril sapo ka filluar pune nga verrat dhe derrat.Ma ruaj shume kushtetuten se si me ate dhe pa ate greket erdhen,dhjene,permoren dhe iken.

  4. PPP = Para , P*dh dhe Pushtet kjo eshte motoja me banale e PPP-ve dhe populli i shkrete me moton e marinarit “Nje thes me P*** dhe nje K** brenda sa here fut doren po K*** nxjerr “

  5. Ne kete vend duhen tipa si ty , Lubonja , Rakipi . Pushteti te majm bythen por sidomos trurin , disa fshikullima te tilla i bejne mire ketyre pushtetareve por me shume i bejne ketij mileti se i zgjon nga gjumi se duket sikur eshte ne letargji . Deri ne kohen qe bene opozitarin e perhershem , jam me ty .

  6. O xxxxx! Injoranca tende dhe e disa si ju eshte epokale! Andi ben oponence dhe ti e kupton?! Ti nuk e ke idene se kush fshihet pas “zonjushes” me syte blu! Andi eshte njeri pa moral, pa shtylle kurizore,impotent! Servilizmi eshte karakteristike e tij! Paraja eshte dashnori i Andit! Ju injorante dhe gjysemanalfabete, qe kapeni pas bythes se Andit, jeni turpi i Shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *