13 emigrantë në bordin e një anijeje dyshohen se janë mbytër në bregun perëndimor të Turqisë në detin Egje’.
Por, roja bregdetare turke bën me dije se kërkimet vazhdojnë, pasi në bregun e Diklit, në provincën e Izmirit, dy të mbijetuar arritën të notonin deri në breg.
Rojat bregdetare thanë në një deklaratë se 13 migrantë, duke përfshirë tre fëmijë, rezultonin të humbur.
“Ishin 14 afganë dhe një qytetar iranian në barkë”, theksuan rojat bregdetare duke cituar informacionin e të mbijetuarve.
Bregu i Dikilit është afër ishullit grek të Lesbos.
Migrantët vazhdojnë ta përdorin Turqinë si një pikënisje kur përpiqen të mbërrijnë në Greqi, vend anëtar i BE.