• |
ide | kryesore

VIDEO/ Banorët e Unazës së re protestojnë te Bashkia e Tiranës, përplasen me policinë

Lajme, Të fundit



Banorët e Unazës së re kanë zhvendosur protestën e tyre përpara Bashkisë së Tiranës. Ata janë kundër prishjes së shtëpive të tyre, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet. Përpara bashkisë ata janë përballur me kërkesën e policisë për të ndërprerë tubimin.

Uniformat blu e kanë konsideruar atë të paligjshëm. Banorët protestojnë prej 10 ditësh në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin. Ata janë shprehur se nuk janë kundër zhvillimit të zonës, por kërkojnë dëmshpërblim të plotë sipas çmimeve të tregut. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. O njerez QENER qe ndodheni afer protestes te banoreve pse nuk shkoni ti perkrahni, ku jane -OJQ-te qe na dalin neper ekrane dhe fryhen sikur mbrojne te drejtat e qytetareve ku jane, ku jane futur ku jane ata te te drejtave te njeriut ,ku jane ata politikane qe kane te pakten nje fije dinjitet ?Pse nuk shkojne te solidarizohen me keta njerez qe po u prishet streha e tyre qe e kane ndertuar me mund ,djerse dhe gjak?Pse te mos i i vleresojne shtepite e tyre me cmimin e tregut po i vlereson me aq pak leke sa nuk mund te paguajne dot qirane e shepive ku do te mund te strehoen dhe jo me per te blere nje shtepi tjeter apo per ta ndertuar ate.Sot po u ndodh atyre por neser do e kini radhen ju.Bota ESHTE PORTOKALLE.

    1. Nuk e di a e keni vënë re po këta mund të jenë protestuesit më të veshur mirë që kam parë ndonjëherë. Ndoshta ngaqë kanë bërë biznese e marrë qera nga toka e pronarëve të ligjshëm. Edhe ata që pretendojnë që kanë letra e hipoteka i kanë mar në kundrshtim me ligjin pasi komuna Yzberisht ndau tokë brenda vijës së verdhë të Tiranës me ligjin 7501 e këta i rregjistruan. Komunarët u dënuan me burg po këta jo vetëm që e mbajtën tokën por dhe ndërtuan shtëpi. Un kam një kushëri që e ka tokën me hipotekë të rregullt atje dhe i dolën me kallash në 97n e ja morrën e ndërtuan shtëpi. Këta thonë se i jan bërë me gjak, dhe është e vërtetë, janë bërë me gjakun e pronarëve të vërtetë që kanë vuajtur burgjeve të komunizmit pr ato prona e shumë vdiqën pa marrë 1 lek nga prona e tyre.

      1. O Flamur lene rakine se nuk eshte per ty !!!Più mer tate naj shishe dhalle para se te komentosh sepse neser mund ti rralla shtepise tende.Hajd ke daja mere para sysh keshillen..

  2. Ca lidhje ka mënyra e veshjes o tqifsha ropt se nuk po proteston njeri për t’u veshur me mire ose me keq por për pronën dhe biznesin që mafja në pushtet don t’u shembë dhe rrëmbejë në emër të një vepre gjoja për publikun dhe pa asnjë dëmshpërblim.
    Ik qiju te zyra e partisë tqifsha motrat

    1. Nuk po të shaj nga robtë se boll do ta rrasë ty e hajdutëve të tjerë qeveria. Çdo tullë që keni vënë pa leje do tua fusë. Prit dhe pak se do e shohësh vrimën nga ke dalë o rracë qenefi. Kjo qeveri kur bëri rrugën n lagje ma morri shumicën e oborrit e nuk më kan dhënë asnjë lek.
      Nuk u ngrit kush për ata të shkretë me rrecka që i prishën shëpitë te treni për bulevardin e ri. Ata ishin xhynah se ishin në shtëpitë e tyre para 90, këta janë rracë tjetër grabitës e hajdutë me pare që kanë ndërtuar duke korruptuar policinë e kërcënuar pronarët e ligjshëm, për ta nuk më vjen keq fare.
      Më shumë se 20 vjet në tokë të vjedhur, ha pi e fut paret e bizneseve e qerave në xhep kanë patur boll kohë e pare për të blerë shpi diku tjetë se e dinte çdokush me dy pare mend se atje do ndërtohej rrugë. Pronarëve të rrugës që ekziston nuk i kanë dhënë asnjë komensim me arsyen se plani është i para 1990. Para 10 vitesh donim të blenim ndërtesë e tokë atje për të shitur duralumin e u tërhqëm se kishte plan për ndërtim rruge e lulishteje.

  3. o njerez kuptojeni qe ky projekt eshte per 100 vitet e ardhme te tiranes mos u beni kaq mendje ngusht po te mendojme per te ardhmen e tiranes

  4. Thjesht kush e ka me hipotek te demshperblehet veren per shpin edhe jo per token nqs nuk e kan paguar . Ata qe skan smund te demshperblehet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *