• |
ide | kryesore

Video/ Motivi i kartonit të kuq për Higuain: ja çfarë i tha arbitrit Mazzoleni

Sport, Video



Gonzalo Higuain nuk e ka përjetuar përballjen e parë me ish-skuadrën e tij si do të donte. E pra mundësinë e kishte, kur u paraqit nga pika e bardhë për 11 metërshin, që e gaboi. Ndoshta kjo ka ndikuar jo pak në nervozimin e argjentinasit, që doli jashtë vetes në fundin e ndeshjes, pas një faulli të ndëshkuar nga Mazzoleni me karton të verdhë, duke protestuar aq fort e duke thënë dicka që arbitri nuk e toleroi dhe i tregoi daljen nga fusha.

Pipita shkaktoi faull ndaj Benatia, krejtësisht për karton të verdhë. E më pas fraza e thënë në nerva e sipër ndaj arbitrit Mazzoleni, i kushtoi kartonin e kuq. Vetëm se me leximin e buzëve nuk duket të ketë pasur asnjë ofendim për arbitrin, thjesht një protestë e përmbledhur me frazën: “Fërshëllen gjithnjë për mua”.

Ndoshta argjentinasi është penalizuar nga sjellja agresive, por mund të kishte më tepër mirëkuptim nga Mazzoleni ashtu si e bëri në fakt Ronaldo, që jo vetëm tentoi ta qetësonte, por edhe e justifikoi në deklaratën pas ndeshjes për Sky Sport: “Higuain nuk meriton të sanksionohet. Nuk tha asgjë…”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *