• |
ide | kryesore

Video që po bën xhiron e rrjetit, mbreti i Marokut flë gjumë në krah të Melania Trump gjatë ceremonisë

Paparazzi, Slider



Rreth 70 udhëheqës botërorë, përfshi presidentët amerikanë dhe rusë, Donald Trump e Vladimir Putin, morën pjesën në ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez, ditën e dielë.
Mirëpo, një moment gjatë ceremonisë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve duke e kthyer videon virale në rrjetet sociale.

Në klipin e publikuar, Mbreti Mohammed VI shfaqet duke fjetur gjumë, gjatë fjalës së presidentit francez Emmanuel Macron, ku kujtonte të vrarët e Luftës së Parë Botërore.
Por qershia mbi tortë, është vështrimi që Donald Trump i hedh mbretit. “Dailymail” raporton se Donald Trump nuk dukej shumë i lumtur kur pa se Mbreti i Morocco-s nuk po i kushtonte rëndësi ceremonisë dhe po flinte krah së shoqes së tij, Melanie Trump.

https://www.youtube.com/watch?v=DCAU9vuUb-8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *