• |
ide | kryesore

Zbardhet letra e Ramës për Metën: Mund ta kishim shmangur krisjen!

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përfundimisht përgjigjen që i ka dërguar Presidentit të Republikës Ilir Meta për lënien pezull të Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm. Ishte kreu i shtetit që fillimisht publikoi letrën që i kishte drejtuar Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka ku kërkonte sqarime për pozicionin e gjeneralit.

Meqë Meta e bëri çështjen publike edhe Rama iu drejtua në të njëjtën mënyrë. “Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë” – shkroi Rama që e fshiu për disa minuta postimin për ta rikthyer sërish pak minuta më pas.

Dokumenti mban datën 12 nëntor dhe Rama shkruan “se ndihet i keqardhur për faktin që Meta nuk i bëri që herën e parë këto pyetje për të mos pësuar krisjen”. Rama shton se ekspertët e tij e kanë këshilluar se edhe në rast se Lleshi mban detyra në Forcat e Armatosura ai do të largohej prej tyre vetëm pasi të dekretohej si ministër. ©LAPSI.al

Letra e Rames per Meten

Letra e Rames per Meten1

2 Comments

  1. I menderosur. Presidenti ka te drejte ne pyetjet qe shton, shteti eshte shte e jo te ndermaresh nisma arbitrare sikurse ja do qefi dikujt

  2. Ky eshte i care e shkelyer, kerkon kompromis per dobiclleqet qe mendon ti beje pasketejmi prape me ministrine e brendeshme, sepse ka qene vasal direkt i mashtruesit psikopat, andaj e propozoi ne ate post.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu