• |
ide | kryesore

Zona-gol e Dejvi Bregut: Ruhuni nga minutat e fundit…

Sport



“E bukur si një gol në minutën e 90” është një shprehje që e përdorin tifozët në Itali, e nëse është kështu Dejvi Bregu duhet të jetë rekordmeni i të bukurës. Katër gola të vlonjatit, nga pesë që ka shënuar në këtë kampionat, janë shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Sulmuesi e nisi me dygolëshin ndaj Kastriotit në kampionat, e po aty shënoi zonën e tij të preferuar, me golin e shënuar në minutën e 86. Shtatshkurtëri u përsërit në tetor ndaj Kamzës, ku me golin e minutës së 93, fiksoi suksesin 2-0 të Skënderbeut.

Tetori duket se i sjell fat vlonjatit: e provoi edhe Partizani, në 29 tetor në Selman Stërmasi, kur vulën e dështimit ia dha pikërisht Bregu në minutën e 95.

I fundit është ai me të cilin Bregu ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 88, duke rivendosur Skënderbeun në ndjekje të Partizanit kryesues. Ekzaltimi është i kuptueshëm për 23 vjecarin, por nëse do të ishin treguar pak më të kujdeshëm tek statistikat Flamurtari do ta kishte kuptuar se 5 minutat e fundit plus kohën shtesë janë zona-gol e Bregut.

Minutat e fundit janë të preferuarat e vlonjatit, të paktën këtë sezon, në castet kur reagimi është i pamundur. 4 gola në 5 janë të 5 minutave të fundit, por tani të gjithë janë të paralajmëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *