• |
ide | kryesore

Del FOTO/ Ky është njeriu që vrau “Arkanin”, tmerrin e Ballkanit

Planet



Quhet Dobrosav Gavriç. Serbi po kalon ditët pas hekurave në Afrikën e Jugut, shumë larg nga atdheu i tij duke pritur vendimin përfundimtar për ekstradimin. Ai akuzohet si autori i vrasjes së udhëheqësit famëkeq paramilitar të luftërave të viteve “90, Zeljko Raznatoviç, i njohur si “Arkani”.

Gavriç u dënua me 35 vite burg në vitin 2000 në Beograd, por ndërkohë ai ishte arratisur në Afrikën e Jugut për të shmangur vuajtjen e dënimit.

Tani po pret ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Afrikës së Jugut e cila vendosi në fund të shtatorit se ai mund të kthehej në Serbi, edhe pse ai kishte argumentuar se jeta e tij do të ishte në rrezik në atdhe.

Gavriç u kap në Afrikën e Jugut në vitin 2011 pas një incidenti ku mbeti i plagosur. 4 serbë të tjerë që u dënuan për përfshirjen në vrasjen e Arkanit janë vrarë. Tre janë ekzekutuar në Afrikën e Jugut, një tjetër në Beograd.

Disa nga viktimat kishin ikur nga Serbia për të mos shkuar në burg, por vendi në të cilin ata shpresonin se do mund t’i iknin ligjit, u bë vendi ku gjetën vdekjen.

Vetëm Gavriç mbijetoi, por tani një burg serb duket se e pret. Kishte shpresuar se do të bente jetën e një gangësterri në arrati, por nuk e pati të lehtë. Arkani ishte komandant i Gardës Vullnetare Serbe, e ashtuquajtura “Tigrat”. Ai u vra në 15 janar 2000 në hotelin “Intercontinental” të Beogradit.

Related image Related image Image result for Dobrosav Gavric Image result for Dobrosav Gavric

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *