• |
ide | kryesore

Drama e Ginola: “Unë, i vdekur klinikisht për tetë minuta”

Sport



David Ginola, ish-ylli i Tottenham e Neëcastle United i detyron jetën ndihmës së shpejtë në fushën e lojës dhe defibrilatorit që i lejoi të qendronte në jetë, pavarësisht një ataku kardiak. Historinë e francezit e ka publikuar Mirror.

Drama është rrëfyer në detajet më të vogla. Ginola ka qenë klinikisht i vdekur për 8 minuta të gjata, pas një ataku kardiak që e goditi gjatë një ndeshje bamirësie në maj të 2016. Nëse është ende në jetë është sepse defibrilatori i ka dhënë mundësinë të mbante aktive funksionet cerebrali. Një zbulim që vjen dy javë pas dramës së Glenn Hoddle, që është ndjerë keq në studiot e BT sport, pak para transmetimit.

Ginola ka folur për eksperiencën e tij: “Mu duk sikur po më binte të fikët dhe pastaj u shemba përtokë. Ishte një situatë shumë e frikshme sepse nuk pata asnjë shenjë”. Francezi kishte pushuar së marri frymë dhe kishte gëlltitur edhe gjuhën. “Dikush në fushën e lojës, falë Zotit, ishte në gjendje të përdorte CPR, por në 15 persona, vetëm dy ishin në gjendje ta bënin. Por pikërisht ata të dy më shpëtuan jetën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *