• |
ide | kryesore

Elliott kërkon një aksioner të pakicës për Milan, por shifra e kërkuar i mban larg të gjithë

Sport



Fondi Elliott ka mandatuar Unicredit për të gjetur një investitor në gjendje të blejë 25-30% të aksioneve të Milan, të vlerësuara në 700 milion euro. Menjëherë pas shprehjes së vullnetit të pronarit të kuqezinjve, Paul Singer, Instituti i kredive ka kontaktuar me dy investitorë të mundshëm ndërkombëtarë, por për ta nuk janë dhënë detaje.

Qëllimi është të arrihet një mbështetje më e madhe nga pikëpamja e marketingut dhe sponsorizimit. Në këtë front do të punojë administratori i ri i deleguar, ish-i i Arsenal Ivan Gazidis.

Është e qartë, megjithatë, se duke marrë parasysh vlerësimin e dhënë nga Singer për klubin nga Via Aldo Rossi, 650-700 milion euro, nuk do të jetë e lehtë për të gjetur një investitor në gjendje t’a mbështesë këtë vlerësim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *