• |
ide | kryesore

Football Leaks trondit Psg e City: Uefa gati të rihapë çështjet

Sport



“Nëse informacione të reja tregojnë se cështjet e klasifikuara më parë nuk janë administruar drejt, këto cështje mund të rihapen”. Ky është njoftimi i Uefa që në bazë të zbulimeve të Football Leaks ka tronditur në themel klube të mëdha si Psg e Manchester City: kjo do të thotë se qeveria e futbollit europian është gati të riekzaminojë situatën e tyre financiare e të rishohë vendimet e marra nga vetë UEFA në lidhje me Fair Play Financiar.

Sipas dokumentave në lidhje me cështjen klube të ndryshme, mes të cilëve pikërisht Manchester City e Paris Saint-Germain, kanë manipuluar sistemin, duke anashkaluar rregullat e FPF: “Uefa krye cdo vit një vlerësim të të gjithë shoqërive në lidhje me fair play financiar në termat e ekuilibrit ekonomik” shkruan komunikata e organizmit, udhëhequr nga Aleksander Ceferin. “Nëse dalin informata të reja në lidhje me këtë vlerësim, Uefa do ti përdorë për ti përballur me shifrat e dala më parë e duke i kërkuar klubeve të interesuar shpjegime, qartësime ose mohime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *