• |
ide | kryesore

FOTO/ Cristiano Ronaldo jep spektakël edhe në tenis, duke i marrë vëmendjen Djokovic

Sport

Nisin mirë finalet e Atp për Novak Djokovic në Londra. Serbi ka mposhtur 2-0 Isner (6-4, 6-3) duke marrë një fitore bindëse, por vëmendja i është marrë nga ai që nuk e priste. Cristiano Ronaldo nuk ka humbur rastin të japë spektakël, edhe pse nga tribuna.

Portugezi që po ndiqte ndeshjen në Londër me gjithë familjen e tij, është zgjatur të bllokojë një top të fluturuar drejt tribunës, duke marrë duartrokitjet e publikut.

Sa për ndeshjen, amerikani tentoi ti përgjigjej Djokovic me shërbimin e tij të fuqishëm, por u rrëzua në të dy setet respektivisht në të pestin dhe të shtatin, duke humbur ndeshjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu