• |
ide | kryesore

Hysaj, rinovimi fare pranë: Agjenti i lojtarit prêt takimin me presidentin e Napolit

Sport



Ky sezon nuk është si e mendonte Elseid Hysaj. Largimi i Maurizio Sarrit dhe ardhja e Carlo Ancelotti i ka lëvizur ujërat tek Napoli dhe mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë e ka parë veten të mbetet edhe jashtë formacionit. Megjithatë, lajmi i mirë për shkodranin ka ardhur pikërisht kur mbrojtësi i djathtë është i grumbulluar me kuqezinjtë për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin.

Rinovimi për Hysaj është një hap larg, sipas asaj që bën të ditur Mario Giuffredi, agjenti i shqiptarit, që prej javësh është në kontakt me klubin azzurr për këtë cështje: “Me Napolin kemi kohë që po flasim, në javët e ardhshme do të takohem me presidentin për të kuptuar kur janë kushtet e duhura për të rinovuar”.

Në fakt, Hysaj ka edhe dy vjet e gjysëm kontratë me Napolin, por klubi nuk do të futet në ankthin e mundësisë për të humbur lojtarin, duke pritur rinovimin e minutave të fundit, për më tepër që në verë mbrojtësi u përfol shumë për kalimin e tij tek Chelsea, ku Sarri kërkonte ta merrte bashkë me Higuain.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *