• |
ide | kryesore

Mister gjendja e Michael Schumacher? Corinna e thyen heshtjen

Sport



Corinna Schumacher ka thyer heshtjen pas 5 viteve nga incidenti dramatik i të shoqit Michael, në 29 dhjetor 2013, mbi dëborën e Meribel, kur gjatë një rrëzimi përplasi kokën në një shkëmb dhe u fut në koma. E bëri me një letër në përgjigje të muzikantit gjerman, Sascha Herchenbach, që kompozoi një këngë në nder të ish-kampionit të Formula 1, ‘Born to Fight’ (I lindur për të luftuar), duke i dërguar një cd edhe vetë Corinna-s.

Kënga për Schumi është shkruar në dhjetor 2014, një vit pas aksidentit: “Michael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet” shkruan Corinna në letër. “Faleminderit për dhuratën tuaj dhe mbështetjen në këtë moment të vështirë”. Letra në fakt është shkruar me dorë disa vjet më parë, si ka treguar vetë Herchenbach për revistën gjermane “Bunte”, por ekzistenca e saj u bë publike vetëm tani.

Schumacher, për sa dihet , ndodhet në shtëpinë e tij në Zvicër pranë Gjenevës, e asistohet nga një staf prej 15 personash në rehabilitimin e tij të vështirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *