• |
ide | kryesore

Oblak thyen mardhënien me Atletico Madrid: portieri do largimin në janar

Sport



Janari mund të jetë një mundësi e artë për klubet e mëdha të Europës, që janë në kërkim të një portieri të madh. Jan Oblak dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe kërkon ta bëjë që në merkaton e dimrit.

Një vendim i papritur i portierit slloven, që është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle ‘Marca’. Numri 1 i colchoneros është nervozuar së tepërmi për faktin se klubi nuk i ka bërë asnjë ofertë për rinovimin e kontratës, në skadencë në 2021, ndryshe nga sa ka ndodhur me yjet e tjerë të skuadrës Koke, Saúl, Griezmann, Thomas, Lucas, Correa e Giménez.

Në fakt, Atletico nuk është ndjerë i rrezikuar të humbasë me parametër zero portierin, ndaj nuk ka nxiruar në propozimin e rinovimit të kontratës, pa menduar se problemet mund të lindnin pikërisht nga kjo. Paga e tij nuk është rritur që nga 2016 dhe ky është një indikacion tjetër, që tregon pakënaqësinë e portierit 25 vjecar.

Oblak është një prej portierëve më të mirë në qarkullim dhe kërkesa për të dalë në shitje e sllovenit, mund të bëjë që disa klube të rëndësishme të Europës të ndryshojnë strategjinë dhe të kthehen me sytë nga porta.

Megjithatë, nuk është e lehtë të gjesh blerës për Oblak, klauzola e të cilit për prishjen e kontratës është 100 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *