• |
ide | kryesore

Rikthimi i Mid’hat Frashërit/ Nderim për një erudit apo rehabilitim për një kolaboracionist

Arkiva, Lajme



Vendimi politik i qeverisë Rama, për të sjellë në Shqipëri arkëmortin e Mid’hat Frashërit dhe për ta renditur atë përkrah pinjollëve të tjerë të së njëjtës familje, nuk ka dyshim se bëhet për t’i hequr pluhurin e punizmit rilindasve të sotëm. Por kjo manovër taktike e ditës, ka ngjallur një debat të madh me argumenta dhe kundërargumenta. Thelbi i tij vërtitet rreth pyetjes se kë po nderojmë, birin e Abdyl Frashërit, firmëtarin e pavarësisë, antarin e qeverisë së Ismail Qemalit, diplomatin e parë në Athinë, eruditin dhe themeluesin e bibliotekës së parë, studiuesin e rrallë të albanologjisë apo thjeshtë një bashkëpunëtor të fashistëve dhe nazistëve.

Sepse krahas këtyre, Mid’hat Frashëri njihet në historinë e politikës edhe si themeluesi i Ballit Kombëtar, kësaj historie turpi të bashkëpunimit me italianët dhe gjermanët. Për Profesor Paskal Milon që i ka dhënë një intervistë gazetës Panorama, Frashëri, si lider i “BK”, ka përgjegjësi për nënshkrimin nga formacioni i tij të marëveshjes Dalmaco- Këlcyra, e cila angazhohej të luftonte përkrah pushtuesve italianë forcat antifashiste.

Sipas Milos,  Frashëri është një figurë me dritë- hije: “Mid’hat Frashëri në formim ka qenë liberal, por nuk kishte vullnetin e fortë të veprimtarit politik konsekuent dhe në terren. Kjo e çoi në kompromise e bashkëpunim edhe me qeveritë kolaboracioniste. Ishte njeri intelektual, që nuk rrezikonte të dilte jashtë komoditetit të kësaj jete dhe iu përshtat rrethanave të pushtimit për të ruajtur statusin e mirëqenien. Nacionalizmin e ruajti si trashëgimi familjare dhe më tepër e përdori si filozofi mbijetese dhe jo si flamur aksioni në luftën kundër fashizmit. Vlerat e tij të mëdha si dijetar, njeri i kulturës dhe i shkencës, nuk ndikuan në orientimin e tij politik në vitet e luftës. Mid’hat Frashëri si politikan e kryetar i Ballit Kombëtar, është një hije e Mid’hat Frashërit si albanolog, bibliofil e antikuarist. Vorbulla e kolaboracionizmit e kompromentoi”.

Ndonëse bashkëpunimi me gjermanët sa erdhi dhe u bë më i madh në Shqipëri, mbrojtësit e kolaboracionizmit mendojnë se ai u bë për qëllime nacionaliste. Kështu Visar Zhiti, në një shkrim me rastin e kthimit të trupit të Mid’hat Frashërit, thotë: “Kolaboracionizmi është, ndonjëherë a shpesh, a përherë, i pashmangshëm, por çështja dhe çelësi është ky, sipas meje: a ishin kolaboracionistët me të huajin në dëm të atdheut apo në dobi të atdheut”? Dhe Zhiti përgjigjet vetë për Frashërin dhe për të tjerët: “Shqipëria është ndër ato vende fatlume se të gjithë ata që akuzoheshin për kolaboracionizëm dhe bënë, asgjë nuk e kanë kundër atdheut”.

Por studiuesit e huaj nuk mendojnë kështu. Në kujtimet e të dërguarit të Hitlerit për Ballkanin, Nohbajer, del qartë se forcat nacionaliste mbështesnin pushtuesin dhe se qeveritë kuislinge mbaheshin në këmbë nga rendi që ruanin ushtarakët gjermanë. Po ashtu një studiues i njohur i periudhës mes dy luftrave në Shqipëri, Brend Fisher ka konkluduar kështu në librin e tij për Luftën e Dytë Botërore: “Gjatë pushtimit gjerman shumica e anëtarëve të Ballit Kombëtar rrëshqitën në një kolaboracionizëm më të plotë sesa ç’kishin pasur me italianët. Çetat e Ballit nisën të informonin gjermanët rreth veprimtarisë së LNÇ; më pas ato filluan të merrnin fonde nga gjermanët… nga fillimi i shkurtit 1944, oficerët britanikë njoftonin se forcat e Ballit ishin bërë tashmë pjesë normale e çdo force gjermane”. 

Pra nuk ka dyshim se tani, gjysëm shekulli më pas, po pritet me nderim në Shqipëri, një figurë me shumë merita si për pavarësinë po ashtu edhe për kulturën kombëtare, por që u largua nga kjo tokë me një autokolonë të turpshme kolaboracionistësh.

©Lapsi.al



37 Comments

  1. akoma i vini ne diskutim keto ceshtje???
    paskeni qene rob shume te trashe
    e gjite levizja komuniste nuk i vinte as ke shapkat
    turp qe vazhdoni i debatoni kur keni proven me te mire:
    – Mid’hati humbi, fitun bolsheviket…si shkoi fati i shqiperise???
    ne fakt jeni te trashe se jeni te keqij, ptuuuuuu fare e poshter bolshevike

  2. Po ama jo kolaboracionist me Serbin o Bushat. Armikun tone te perjeteshem qe ka vrare e syrgjynosur gjysmen e Shqipetareve me bajoneta e zjarr nga trojet amtare. Edhe sot kerkon copetim te territorit tone.

  3. Filojne te hedhin balte endhjeristet, siç Kane here gjithmone. Nje gje eshte e Qarte : Ato qe hedhin balte kunder tije aq me shume bien ne llumin e tyre. Hitorianet e diktatures, te cliet i bazojne thniet e tyre ne kujtime ushtaresh te huaj me shume se kaq nuk dine, nuk studiojne historine e vertete, por historine e ppsh-here’s.

  4. Nje historjan qe kurr ska shkruar histori veq ti rrejt esht milo. Nje pergjigje per te esht shkrimi I Visar Zhitit

  5. Paskal Milo eshte nje historian komunist qe i ka sherbyer diktatures komuniste. Histriografia komuniste, ka nevoje qe te revizionohet qe nga fillimi. Ky duhet te na kerkoj falje per fallcifikimin qe i ka bere historise ne sherbim te Enver Hoxhes. Mitaht Frasheri ka vlera te medha ne sherbim te atdheut por ka dhe hijet e tija ne drejtimin e Ballit Kombetar. Per mua eshte nje veprim i drejt dhe e nderon kete qeveri duke sjedhe eshtrat e tij ne atdhe me nderimet qe i takojne.

  6. Autori pyet: “Thelbi i tij vërtitet rreth pyetjes se kë po nderojmë, birin e Abdyl Frashërit, firmëtarin e pavarësisë, antarin e qeverisë së Ismail Qemalit, diplomatin e parë në Athinë, erudition dhe themeluesin e bibliotekës së parë, studiuesin e rrallë të albanologjisë, apo thjeshtë një bashkëpunëtor të fashistëve dhe nazistëve.”

    Pra shohim se gjatë gjithë jetës së tij Mithat Frashëri i është kushtuar çeshtjes kombëtare si traditë familjare.
    Atëherë pse duhet të vemë në dyshim që edhe ajo që nga komunistët quhet bashkëpunim me pushtuesit nuk ka qenë në vijimësi të edukimit dhe traditës familjare të tij, aq më tepër që bëhet fjalë për Gjermaninë dhe Austrinë që në aspektine çeshtjes kombëtare dhe të albanologjisë ka dhënë një kontribut shumë më të madh se ndonjë vend tjetër në Europë.
    Por nqs Balli bashkëpunoi me gjermanët dhe pasojat e këtij bashkëpunimi kanë qenë shumë të papërfillshme, e kundërta mund të thuhet për bashkëpunimin e komunistëve me serbët dhe malazezët që injorantë komunistë që nuk e njihni historinë pati pasoja shumë të rënda aq sa u rrezikua edhe ç[shtja e sovranitetit të Shqipërisë në vitet 1944-1948.

  7. O Milet, nuk mund te justifikohet kolaboracionizmi vetem me faktin qe ka qene “antikomunist”, dmth per inat te sime vjehrre shko e fle me mullixhine. Duhen ndare gjerat sic i ka ndare bota. Vertet gjenerali Petain ishte nje ushtarak i madh por ligji francez dhe populli francez nuk e mori parasysh dhe e denoi si bashkepunetor i Gjermaneve.Eshte turp qe te gjithe ata qae kane bashkepunuar me okupatorin te rehabilitohen me teorine e “antikomunizmit”. Rama po perpiqet te laj mutin me shurre por e ka kot.

  8. Prit gomar sa te mbije bar/se po vjen balli kombetar-thone komunistat ,po demokratet thone :cou gomar se erdhi balli kombetar.Mitat Frasheri eshte perzier me gjermanet se deshte pushtet te plote mbas lufte dhe gjykonte se gjermanet do te fitonin luften.,por gjerat erdhen ndryshe dhe Mitati iku si te gjithe reaksionaret dhe vdiq kot fare.Edhe po te ishte gjalle ,asgje nuk do te bente sepse nuk ishte ai tip qe duhej per lufte,Ai ishte nje mendimtar i madh i kombit dhe nje bashkepunetor i pushtuesit.Asnje kenge apo hero apo trim nuk doli nga balli kombetar.Le te prehet ne vendin e vet.

  9. Milo thotë :”marëveshjes Dalmaco – Këlcyra e cila angazhohej të luftonte përkrah pushtuesve italianë forcat antifashiste.”

    Kjo marrëveshje nuk ishte për luftë të përbashkët kundër forcave antifashiste por citoj nga enciklopedia e 1985:”BK të përdorte gjithë ndikomin për të ndaluar sulmet dhe aktet e sabotimit që mund të kryheshin eventualisht nga elementët armiq (komunistët), …… të zhvillonte propogandën e duhur për të ndaluar dezertimet dhe për të inkurajuar rekrutime të reja”
    Nqs Balli do të kishte luftuar kundër komunistëve sipas Milos nga Marsi i 1943, atëherë pse Balli dh komunistët nënshkruan marrëveshjen e Mukjes në 1-2 Gusht 1943, sepse në qoftëse vërtetë ata do kishin luftuar ndërmjet tyre nuk do të kishte asnjë shans për marrëveshje.

    Pra ky është spekullim i komunistëve shqiptarë i mbështetur nga Milo Xhufi e kompani

  10. Nese Balli akuzohet se bashkpunio me Gjermanet ,ath cfar mund te themi per komunistet qe bashkpunuan me `vellezerit jugusllav` .Te gjitha mund ta bejn dallimin se cili bashkpunim e demtoi me shume Shqiperine

  11. Shkrimi thotë:
    “Por studiuesit e huaj nuk mendojnë kështu. Në kujtimet e të dërhuarit të Hitlerit për Ballkanin, Nohbajer, del qartë se forcat nacionaliste mbështesnin pushtuesin dhe se qeveritë kuislinge mbaheshin në këmbë nga rendi që ruanin ushtarakët gjermanë. Po ashtu një studiues i njohur i periudhës mes dy luftrave në Shqipëri, Brend Fisher ka konkluduar kështu në librin e tij për Luftën e dytë botërore: “Gjatë pushtimit gjerman shumica e anëtarëve të Ballit Kombëtar rrëshqitën në një kolaboracionizëm më të plotë sesa ç’kishin pasur me italianët. Çetat e Ballit nisën të informonin gjermanët rreth veprimtarisë së LNÇ; më pas ato filluan të merrnin fonde nga gjermanët…nga fillimi i shkurtit 1944 oficerët britanikë njoftonin se forcat e Ballit ishin bërë tashmë pjesë normale e çdo force gjermane.” ”

    Gjermanët e vendosën regjimin e pushtimit në Tetor 1944.

    Marrëveshja e Mukjes u hodh poshtë nga komunistë të cilët filluan të sulmonin ushtarakisht çetat e Ballit Kombëtar, pra midis dy forcave politike kishte filluar konflikti i egër i nxitur sidomos nga të dërguarit jugosllavë, kështu që në këtë situatë problemi shtrohej se cila do të ishte e ardhmja e e Ballit Kombëtar që[ përballë dhunës së pashembullt komuniste rrezikonte vetë ekzistencën e tyre dhe kjo normalisht do të çonte në zgjedhjen e të keqes më të vogël që ishin gjermanët,

    Ndërsa vërrejtja e Fisherit tregon qartë se në kohën e italianëve bashkëpunimi ka qenë më i vogël se sa me gjermanët gjë që provon se ishin komunistët që pas kapitullimit të Italisë në Gusht- Shtator 1943 kishin filluar përpjekje për marrjen e pushtetit me dhunë dhe që filloi të luftonte kundër forcave nacionaliste si rivalët e vërtetë të pushtetit të tyre.

    DHe fundit çfarë fituam me komunizmin nqs jeni në gjendje të bëni një krahasim të thjeshtë me një vend ku nuk pati komunizëm.

    Për analogji edhe edvin rama ka përdorur të njëjtën strategji për të marrë pushtetin dhe shifeni se ku jemi.

  12. Te Dish ne ate kohe se c eshte komunizmi kur ende nuk ish instaluar eshte nje largpamesi prej teleskopi.Jo me gjermanin,Po me dreqin e mallkuar kishte qene per tu bere,vêtem komunisem te mos kishim.Nje analize e thjeshte,kush e shkaterroi dhe perdhosi kombin,nazizmi Apo komunizmi………

  13. O ti me germen A, duket qe ske lexuar nje liber ne jeten tende apo pare ndonje dokumetar per luften e dyte boterore. Vertet Shqiperia ishte e lidhur me Jugosllavet por kjo eshte bere me bekimin e Curchillit dhe per kete ka dokumentare dhe dokumente. Gjithashtu si Shqiperia ashtu dhe Jugosllavia u renditen ne vendet qe fituan mbi nazizmin dhe krahasimi jot eshte mjeran. Ajo qe duhet bere ne Shqiperi eshte shkrimi i historise me objektivitet dhe pa asnje presion politik, megjithese ne te gjithe boten historine e shkruan gjithnje fituesi.Por rehabilitimi i bashkepunetoreve te fashizmit apo nazizmit eshte absurditet. Ka ngelur vetem Esad pasha tashti

  14. Natyrisht qe Jugosllavia do luftonte se Gjermani do ja vinte kufirin tek thana qelbesirave. E vertete qe fitimtaret bejne historine por me mire neutrale si disa shtete dhe jo per mustaqet e Miladinit dhe orekset e Titos sic edhe ndodhi. Lexo dhe ti i pa emer ” HISTORIA E PERGJAKESHME E KOMUNIZMIT”

  15. Ky artikull shkrues , duhet te dije se shume balliste buk bashkepunuan me gjermanet. Ikja me gjermanet sdo te thote gje. Do largoheshe andej nga nuk kish komuniste: nga deti apo Shkodra.
    Harron zoteri se Hoxha urdheronte: harroini gjermanet godisni ballistet?!

  16. “Kolaboracionizëm” ?
    Po cili është ai shtet i formuar vonë, i vogël, i varfër e pa konsoliduarqë nuk ka “kolaboruar” , shqip bashkëpunuar me fuqitë e mëdha ?
    Partia komuniste shqiptare e quajtur më vonë me propozim të Stalinit, Partia e Punës, ishte pjellë e Partisë komuniste Jugosllave. Jugosllavia titiste, Bashkimi sovjetik e Kina komuniste me të cilët Enver Hoxha e kthehu Shqipërinë një shtet tërësisht vasal të tyre, a mos kanë qenë historikisht miq të shqiptarëve ?
    Akoma edhe kësaj dite gjysma e shqiptarëve vazhdon të luftojë për tu ndarë përfundimisht si një komb më vete nga sllavët e Ballkanit
    Cilët ishin kolaboracionistët që i sollën dëme më të mëdha çeshtjes shqiptare, ,kolaboracionistët me italianët e gjermanët që ja njihnin shqiptarëve tërësinë teritoriale të tyre si komb, , apo kolaboracionistët komunistë shqiptarë me jugosllavët që i mbajtën të pushtuar më shumë se gjysmën e shqiptarëve të pushtuar që prej një shekulli ?
    Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët “kolaborojnë” me Gjermaninë, Italine e shtetet e NATO-s, duke parë tek këta mbështetjen për të fituar lirinë e pamvarësinë e janë sllavët me babain e tyre rus, që nuk njohin pamvarësinë e Kosovës apo pengojnë fitimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi.
    Boll më me me historianët e tipit të Pas-kalit sllavo komunisto-enverist Millo.
    Pas-kali nuk ka as edhe një të qintën e patriotizmit e formimit intelektual të Mithat Frashërit.
    Këtij pseudo historiani komunist, do ti duheshin dhjetë jetë që të plotësonte njohuritë e tij e për tu afruar me Mithatin edhe në fushën e njohurive historike, pa llogaritur më tej formimin e plotë enciklopedik të këtij kollosi të rilindjes shqiptare.
    Po vërtetë mund të konsiderohet një hipokrizi pranimi i qeverisë së palo rilindasve drogistë shqiptare, që nga njera anë quajnë SHQIPONJËN, simbolin e kombit tonë që nga koha e Skënderbeut një “relike vulgare” e nga ana tjetër kujtojnë se mund të mashtrojnë antikomunistët shqiptarë të hedhin vota për ta, duke sjelle për të rivarosur në Shqipëri këtë figurë të shquar të kombit, që janë pikërisht vete e baballarët e tyre që e kan baltosur përmbi 70 vjet.

  17. vazhdoni grini sallate, ishte apo s’ishte kolaboracionist…
    ore, ai humbi se nuk iste plotesisht, ne fakt DUHEJ te ishte kuisling…
    e gjithe bota u nda me dysh…problemi eshte se populli gjytrym shqiptar hongri rrenen e kuqe bolshevike se mas clirimit do hajme me luge floriri…tipike per popull dembel…
    Mid’hati nuk premtonte luge floriri, kta ishin per pune si gjithe perendimi…enveri i luges se floririt fitoi, ai ne fakt hengri me luge floriri, poplli idiot qe i shkoi nga mrapa, hongri mutin e vet per 45 vjet, dhe akoma s’ka zone mend, vazhdon ta debatoje…pupupupu sa komb i trashe

  18. Komunizmi nuk ka lindur ne shqiperi dhe as ne rusi apo serbi,komunizmi i ka rrenjet nga europa dhe pershtatet atje ku varferia dhe injoranca eshte ne ekstrem.Jakobinet ishin franceze dhe jo shqiptare dhe Robespieri i preu koken 200 vetave ne gijotine(mgjs ishte avokat),Per fat te keq qe nuk kishte ndonje shqiptar .Perpara kaosit njerzit zgjedhin vehte diktaturen.Grupet komuniste qe u krijuan ne shqiperi ishin nga rinia shqiptare ,normal ashtu si dhe sot (BE dhe USA)serbet bene bashkimin qe ishte tradite e vjeter shqiptare qe nga Esat Pasha ,Ahmet Zogu qe nuk rrinin dot pa serbin.Ballistet u bashkuan hapur me gjermanet dhe u kthyen ne spiune falas. P.SH.Masakra e 4 shkurtit nga Deva dhe Mulleti eshte vetem nje episod i vogel i tradhetise se ballit.Sikur te ishte si sot psh do te ndodhte si me rastin e grekut qe erdhen,na shane,na dhjene,na permoren dhe iken te qete.Askush nuk doli vullnetar per te mbrojtur shqiperine,te gjithe ishin me Krujen,gazetare te mire dhe mjaft te urte duke treguar medemek”urtesine shqiptare”.Aspak dhe asnje nuk cau trapin per atdheun,sepse ka humbur shpirti i patriotizmit ,sepse u tradhetua keq historia.Si ai qe u burgos dhe u vra ne lufte me pushtuesin u barazua ose u poshterua nga ata qe ishin aleatet me te medhenj te nazismit dhe fashizmit.Prandaj sot vijne 300 greke apo 300 serbe dhe bejne shurren dhe vrasin ne mes te shqiperise sepse jemi shume te kulturuar dhe aspak shqiptare.Kruja eshte mendimtar dhe akademik i paperseritshem,nje mendje shume e vyer per kombin tone te vogel,por qe bashkepunoi me gjermanet.Historia eshte e shkruajtur ne vorreza dhe ne libra kudo ne bote.Me mend e sotme nuk gjykohet e kaluara por parashikohet e ardhmja qe nuk e njohim apo nuk duam te njohim.

    1. Ishin ballistët ata që e nisën rrezistencën e luftës kundër pushtuesve italianë. Pati vërtetë disa prej tyre që kur panë një rrezik më të madh për Shqipërinë, kolaboracionimin e komunistëve shqiptarë me armiqte shekullorë pushtues që mbanin të pushtuar e kishin masakruar gjysmën e shqiptarëve në teritoret e ish Jugosllavisë, e duke e parë që aventura e Musolinit e Hitlerit kundër Europës do të kishte ate fund që pati, patën iluzionin ose menduan se do të përfitonin prej tyre për të krijuar Shqipërinë e ëndëruar nga rilindasit, Shqipërinë në kufijtë e saj etnikë.
      Sa i takon Luftës së dytë botërore, është një gënjeshtër e trashë ajo që përhapën komunistët shqiptarë se ishin ata që “e dërmuan Gjermaninë naziste” e çliruan Shqipërinë prej tyre.
      Ishte Koalicioni i madh anglo-amerikan sëbashku me ate rus, ai që mbajti peshën e madhe për çlirimin e gjithë vendeve të pushtuara nga Gjermania naziste.
      Është e faktuar që luftën çlirimtare në Shqipëri, nuk e ndihmoi asnjëhere Rusia komuniste por ishin SHBA e Anglia që jo vetëm e mbështetën, por edhe e ndihmuan me armatime e ndihma konkrete.
      Nëse Mithat Frashëri do të kishte qenë një “kolaboracionist” me nazistët gjermanë, armiqtë e SHBA e Anglisë, a do të kishte gjetur strehim politik në SHBA ?
      Enver Hoxha i Pas-kalit, menjëherë si përfundoi lufta, në vënd që të drejtonte sytë tek SHBA, vendi që pat kontribuar për krijimin e njohjen e shtetit të pamvarur shqiptar, u lidh me Jugosllavinë e Rusinë me rrezikun që edhe atë copë teritori të cunguar shqiptar, ta kthente në republikën e shtatë jugosllave.
      Kur flitet për “komunizëm”, vërtetë që kjo ideollogji lindi në Europën perëndimore, në Francë me Komunën e Parizit apo me në Gjermani me Marksin e Engëlsin.
      Por ideollogjia komuniste nuk arriti që në Europën e kulturuar , të shkonte deri në sistem shtetëror diktatorial siç shkoi në vende të prapambetura si Rusia.
      Në thelb , pamvarësisht se ideollogjia komuniste tashmë është provuar se është një utopi, një ëndër e parealizueshme, është një ëndër e bukur e joshëse për miliarda njerëz të varfër në botë, të cilët mashtrohen se do të bëhen barazisht të pasur, duke ju a rëmbyer pasuritë “kapitalistëve”.
      Por a sollën diktaturat monopartiake komuniste “Eldoradon” e bollëkut, mirqenjes e lirive njerëzore në barazi ? Diktaturat komuniste risollën monarkitë absolute të mesjetës së herëshme.
      Një diktator komunist mbretëronte e mbretëron akoma edhe sot me pushtet të pakufizuar për dekada të tëra.

    2. Pse ngaterron kekun me byrekun o gjytyrym. C’pune kishte Qazim Mulleti me Xhaferr Deven me ballin? As e kane mbeshtetur e as kane qene ndonjehere anetare te ballit.

  19. Keta te pafytyre kurre nuk do heqin dore nga propaganda e shpelare se “luftuan fashizmin”. Keta plehra komuniste pasi futen “Serbet ne shtepi” te cilet ju formuan edhe partine, dhe na futen ne lufte vellavrasese, dhe dhunuan Shqiptaret per gjysem shekulli me diktaturen me te eger kapen si i mbyturi pas asaj se luftuan per clirim. Keta fshatare e horra te pagdhendur te shitur te sllavet nuk kishin bythe per te cliruar vendin nga Gjermanet kete e dime te gjithe kush ka mend ne koke e kush nuk eshte komunist. Gjermanet luftuan kunder te gjithe fuqive me te medha te botes deri ne fund si burrat. Dhe keta capacule “perzune” Gjermanet? E vetmja zotesi e tyre ishte te skllaveronin e dhunonin popullin e vet dhe per kete duhen gjykuar. Me keta te zgjebosur nuk behet debat, por duhen vene para gjyqit per masakrimin qe i bene populit te vet. Vetem shihni logjiken debile e te ndyre qe perdorin per tu justifikuar. Mithat Frasheri ishte bir i familjes me te madhe qe ka nxjerre Shqiperia, qe dhane pasurine e gjithcka per Shqiperine, ishte shkencetar, Albanolog, diplomat, krijues i bibliotekes se pare, erudit dhe pastaj vjen bishti se ishte kolaboracionist. Nese nuk ishte nacionalist e patriot Mihat Frasheri kush na qenkan keta pizevenga qe na dalin patriote? A ka logjike kjo? Qe ca te horra injorante nen urdhrat e Serbeve na qenan patriote se u shtyne nga Serbet ne lufte vellavrasese? Mithat Frasheri ne radhe te pare duhet te nderohet si nacionalist i shquar qe punoi e luftoi per atdheun, sepse ai gjithe dijen e vuri ne sherbim te atdheut.

  20. Nje Kacifas u vra dhe shteti hoqi breket,he se kemi NATO-n qe na mbron,rrofte demokracia dhe kultura,hajdeni dhe na qini por ama ikni vete si gjermanet ,zamet thoni ndonje fjale te mire per ne qe nuk ju trazuam.Pastaj e dime vehte ne se jemi me kulture dhe jemi patriote neper berdello dhe kazino.

  21. As gjithe komunistetet bashke dhe as Enver Hoxha vêtem kurre nuk e kane dashte kombin sa Mitat Frasheri.Ai e kishte gjenetike dhe biologjike dashuroje ndaj kombit,prandaj komunizmi dhe nacionalizmi Jane armiq te betuar te njeri tjetrit.Ate qe e dinte dhe Shikonte Mitat Beu Para 80 vjetesh,ka njerez qe nuk e dine dhe nuk e shohin as sot.

  22. Mbiemri flet gjithçka . Nje Madheshtor qe sot do ti duhej ketij vendi me shume se kurre . Ky sojli shkriu pasurine per te bere Shqiperine ndersa keta “bilbilat e sotem po shesin Shqiperine per te bere pasuri . Vetem Respekte dhe perulje .

  23. Shkurt dhe shqip , nuk u takon pasardhësve të dushan mugoshës dhe miladin popoviçit që të na tregojnë se si ishte Mit’hat Frashëri.

  24. He se vjen prap ndonje Kacifas tjeter dhe ju tregoni kulturen pa breke qe keni.Emigracioni ne Greqi e vuan shume kete qendrim “pa shtet” qe kemi,perdite po i masakrojne shqiptaret,ndersa ju merreni me dokrra pa asnje buke.Mitat Frasheri vetem tek pasaniket e kishte mendjen i shkreti,as qe e mendonte dot fukarallekun.Ky kollos i shqipes ishte sqimatar por jo politikan.Ngeli me deklarata por ne terren gjerat nderronin perdite dhe pastaj keta gjermanet “na deshen shume”dhe ne duhej te prisnim keta gazetaret e sotem qe te cliroheshim.Prandaj edhe fenomeni Kacifas eshte i fresket fare se si ka rene patriotizmi ne zero.

  25. Habitesh me “vlerat” qe kane ne vetvete keta komentues injorante dhe analabete te Lapsi.al! Nese deshiron te kuptosh nivelin e militanteve te Saliut lexo komentet e Lapsi.al!”Historiane” te persosur keta injorante,qe nuk dine te shkruajne shqip, bejne biografine e Lumo Skendos si Frasher qe eshte apo si Mit-hat kuislingu! Saliu i beri nje dem te madh popullit qe e la gjysem analfabet si keta komentues!

    1. Po çfarë mutin do të komentosh ti idiot kur ke zgjedhur të quhesh qorr?

  26. ky mitati qe eshte pak si edi rama , dhe ky eshte bir i etereve , por eshte vetem kopje ama, pa bazament. Beri dhe cberi ishin efekt i fames se babait , ne fund u lidh me fashistet . Sa per shembull asnje amerikan apo anglez nuk u lidh me nazistet per te vrare ruset., ndersa ky tipi e beri. Shkurt eshte turp per te gjithe ata antifashiste qe luftuan dhe u vrane nga urdherat e tij.

    1. ik mer loqe kurohu se qeke i semure mendor…anglezet e Chamberlain deri ne 1942 kishin pakt mos sulmi me Hitlerin…po ashtu amerikanet e konsideruan, deri sa u fut churchilli ne loje, si “lufte qe nuk na perket neve”…rusia vete ishte ne pakt me gjermanine deri ne 1942…franca i hapi dyert per te kaluar, vetem e vetem mos te prisheshin louvre e versailles…gjithe vendet skandinave, holande, belgjike, spanje portugali etj. abstenuan/bashkepunuan, pothuajse e gjithe europa ishte pro…
      nuk merr vesh o derr, se me me te fortin bohen gjithmone, sidomos shtetet e vogla…gjermania ishte fuqia me e madhe e gjithe koherave, dhe per fatin tone o k@r, ishte pro interesave kombtare…
      fatkeqesisht yt gjysh, do kete qene kuqalash, dhe ju dojshit kooperativat ruse…
      po ne te tjeret c’taksirat kemi, o shkerdhat??!!!!

    2. Bëji një analizë vetes tënde e njerëzve që njeh: Kush ka qenë gjyshi, babai dhe kush je ti? Pastaj shko e mbaro ndonjë klasë të mesme tamam jo me pesa dhe pastaj komento.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *