44 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë raportohen të zhdukur si pasojë e zjarreve në Kaliforni.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme për këtë fatkeqësi.
Trump tha se kishte miratuar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pas zjarreve vdekjeprurëse që goditën të dy skajet e shtetit.
“Ky është numri më i madh i viktimave në historinë e Kalifornisë, që është shkaktuar nga zjarret”, thanë sot autoritetet.