• |
ide | kryesore

Video/ Tërbimi i minutave të fundit i kushton dy ndeshje Higuain, Milan do ta apelojë

Sport, Video



Gonzalo Higuain do të mungojë kundër Lazios e kundër Parma. Gjykatësi Sportiv ka dhënë vendimin e tij për sulmuesin e Milan, të ndëshkuar me karton të kuq në fund të ndeshjes në San Siro kundër Juventus, duke e skualifikuar për dy javë “për sjellje të pahijshme kundrejt arbitrit të ndeshjes”, vendim që e ka bërë klubin kuqezi të njoftojë se do të bëjë apel.

Për sulmuesin argjentinas nuk ka patur ulje të dënimit që shpresonte Milan, e nuk do ta ketë për sfidën me aromë Champions kundër bardhekaltërve të Lazios, si dhe atë kundër Parmës, “për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe sjellje të pahijshme ndaj arbitrit, të cilit iu afrua kërcënueshëm, pas kartonit të verdhë në minutën e 38′ të pjesës së dytë ” lexohet në motivet e vendimit.

Pikërisht fakti që në argumentimin e Gjykatësit Sportiv nuk flitet për sjellje të dhunshme, Milan është i bindur se do të apelojë kundër skualifikimit të argjentinasit për të tentuar të reduktojë dënimin nga dy në një javë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/zx/ZXG6.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *