• |
ide | kryesore

“Vrasës, kriminelë…”/ Prindërit e Marvi Mihalit përplasen në gjyq me familjarët e autorëve (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Ka pasur momente tensioni mes prindërve të Marvi Mihalit, që u vra në gusht të 2017 dhe familjarëve të autorëve këtë të martë në Gjykatën Penale të Tiranës. 4 të pandehurit për vrasjen e të riut janë: Kridens Alla, Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj dhe Marsel Alla.

Në momentin që familjarët e të akuzuarve po kalonin në trotuar janë konfliktuar verbalisht me prindërit e 22-vjeçarit që u vra.

“Vrasës, kriminelë, gjakpirës, kriminelë të pamëshirshëm” – janë disa nga fjalët e prindërve të Marvi Mihalit. Menjëherë policia e burgjeve ka marrë masa për të shmangur incidentet.

Ngjarja ndodhi në gusht 2017. I riu u vra me thikë pas sherrit për një karikues telefoni. 4 të rinjtë fillimisht u arrestuan, por më pas 3 prej tyre u liruan, pasi prokurori ndryshoi akuzën nga “vrasje në bashkëpunim” në “moskallëzim krimi”.

Ishte ankesa e prindërve të Mihalit te prokurorja e përgjithshme Arta Marku që ndryshoi prokurorin dhe ktheu në qeli sërish 3 të rinjtë. Viktima është djali Pavllo Mihalit, atletit të njohur shqiptar, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop. Prindërit e Mihalit kërkojnë dënim maksimal duke kërcënuar për vetëgjyqësi. Me poshtë video e sherrit e publikuar nga Report Tv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *