• |
ide | kryesore

31 mijë euro për dy shishe verë… kështu e festoi Cristiano Ronaldo ditëlindjen e të bijës

Sport



Cristiano Ronaldo vazhdon pushimet e tij të shkurtra në Londër, por në ato pak ditë e vetmja gjë që nuk ka bërë portugezi është të shihë shpenzimet. Mes spektaklit të baletit ‘La Bayadere”, në Royal Opera House, finaleve ATP të tenisit në Londër e darkës në restorantit ekskluziv Zela Ibiza, çmendurinë më të madhe në ishull CR7 e ka bërë pikërisht në darkën romantike me Georgina Rodriguez.

Shtypi anglez që ka ndjekur cdo hap të kampionit të Juventus ka bërë të ditur se Ronaldo ka marrë një suitë prej 9 mijë eurosh nata, ndërsa sipas The Sun, sulmuesi ka shpenzuar 31mijë euro për dy shishe verë Scott’s, në restorantin ekskluziv. E gjitha kjo për të festuar ditëlindjen e parë të së bijës, Alana Martina. Dy shishe speciale: 20mijë euro për Richebourg Grand Cru, një nga verërat më të kushtueshme në botë e 11mijë euro për Pomerol Petrus të 1982.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *