• |
ide | kryesore

Aktorja turke, në gjendje të dehur në event

Paparazzi, Slider



Gizem Karaca, ka patur një mbrëmje jo aq të këndshme. Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në një event, i cili duket se i la një shije mjaft të hidhur. Pavarësisht se ishte duke punuar, duket se Gizem e ka tepruar paksa duke “shijuar” eventin dhe ka abuzuar me alkoolin. Kjo ka krijuar një situatë tepër të tensionuar, jo vetëm midis kolegëve të saj, por edhe stafit të hotelit ku po zhvillohej eventi. Aktorja ka filluar të krijojë situata të papërshtatshme në hotel, teksa bërtiste në holl dhe ankohej për çdo gjë.

Kolegët janë munduar ta qetësojnë, por ishte e pamundur. Kur e panë që përpjekja e kolegëve nuk rezultoi e suksesshme, atëherë menaxheri i hotelit është detyruar të ndërhyjë vetë për të qetësuar situatën. Gizem e cila vazhdonte të shqetësonte të gjithë duke bërtitur, është larguar më forcë nga hoteli, së bashku me stafin e saj. Mësohet se më vonë, ajo është akomoduar në një tjetër hotel dhe ka arritur të qetësohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *