• |
ide | kryesore

Ceremonia ku socialistët varrosën të majtën

1, Arkiva, Ide



Rikthimi i dytë në pushtet i socialistëve po i zhvesh ata gjithnjë e më shumë nga çdo vlerë e së majtës. Në vend të shtresave të paprivilegjuara, PS ka zgjedhur ortakërinë me oligarkët. Në vend të taksimit të ndershëm, ka vendosur të privilegjojë lehtësimin e taksave për ata “që krijojnë vende pune”. Në vend të reduktimit të pabarazive, po stimulon politikat e thellimit të tyre. Në vend të solidaritetit, po inkurajon grykësinë.

E vetmja vlerë themelore e mbetur që prej themelimit të saj, ishte ajo historike, mbështetur tek mbrojtja e antifashizmit dhe dënimi i kolaboracionistëve të luftës së dytë botërore.

Por sot, edhe kjo atu ka rënë.

Me ceremoninë zyrtare që u organizua për sjelljen e eshtrave të Mid’hat Frashërit, një trashëgimi e tërë u varros.

Sepse sot, kryeminisrti i të majtës nuk nderoi vetëm pinjollin e Abdyl Frashërit, firmëtarin e pavarësisë, anëtarin e qeverisë së Ismail Qemalit, diplomatin e parë në Athinë, eruditin dhe themeluesin e bibliotekës së parë, studiuesin e rrallë të albanologjisë.

Së bashku me to, ai lartësoi edhe kreun e një organizate me njolla të turpshme kolaboracionizmi siç ishte Balli kombëtar.

Po të shihet me kujdes fjalimi i Ramës, bri kodrës ku prehen edhe frashëllinjtë e tjerë, aty vërehen pa vështirësi manipulime të mëdha. Dy tezat e tij kryesore ishin se Mid’hat Frashëri edhe gaboi, por këtë e bëri pa qëllim. Dhe pastaj ai e redukton në maksimum këtë “mëkat”, duke u nisur nga një llogjikë e mbrapshtë: meqë historia e shkruar politikisht nga fitimtarët e djeshëm i ka hequr atij pjesën më të ndritëshme, një hisori e shkruar sot, gjithashtu politikisht, u dashka t’i retushojë anën e tij më të errët.

Dhe ana e errët, që sot u la në heshtje, nuk do shumë mundim që të njihet.

Duke qenë kreu i Ballit Kombëtar, ai mban përgjegjësi për nënshkrimin e marrëveshjes me gjeneralin fashist Dalmaco, në të cilën bashkëpuntorët i tij u angazhuan të lufonin përkrah italianëve.

Ai mban peshë edhe më të rëndë gjatë pushtimit gjerman, kur në tetor të vitit 1943, udhëheqësit e Ballit morën vendim të mos shkrepnin asnjë pushkë kundër gjermanevë, madje- pjesë të tij- u rreshtuan edhe përkrah tyre.

Ai nuk mund të mos jetë përgjegjës se vetëm 4 ditë pas masakrës së 4 shkurtit, liderë të BK u bënë pjesë e qeverisë kolaboracioniste duke u renditur përkrah Xhafer Devës.

Të vëna në një sfond kohor, këto veprime marrin më tepër kuptim po të rikujtohet se pak a shumë në të njëjtën kohë, Fan Noli bënte thirrje nga SHBA se “gjermanët janë armiqtë tuaj” dhe misionarët britanikë që zbarkonin në Shqipëri kanë lënë mëse një dokument që flet për bashkëpunimin e ballistëve me gjermanët.

Këto e kanë shtyrë një historian serioz dhe të paanashëm si Brend Fisher të mbërrijë në këtë përfundim: “Gjatë pushtimit gjerman shumica e anëtarëve të Ballit Kombëtar rrëshqitën në një kolaboracionizëm më të plotë sesa ç’kishin pasur me italianët. Çetat e Ballit nisën të informonin gjermanët rreth veprimtarisë së LNÇ; më pas ato filluan të merrnin fonde nga gjermanët… nga fillimi i shkurtit 1944, oficerët britanikë njoftonin se forcat e Ballit ishin bërë tashmë pjesë normale e çdo force gjermane”.

Pra i gjithë ky enumeracion faktesh nuk mund të mos e bëjë Mid’hat Frashërin përgjegjës. Lufta e dytë botërore dhe rreshtimi i tij në anën e gabuar, janë një njollë e pashlyeshme turpi. Ato nuk mund t’i fshijë as kontributi i vyer në të shkuarën, as angazhimi kulturor dhe as bamirësitë e tij.

Për të pasur një pasqyrë më të mirë se si duhet të sillej shteti shqiptar sot, mund të na shërbejë një polemikë e hapur pak ditë më parë në Francë. Në kuadër të përkujtimit të 100 vjetorit të luftës së parë botërore, presidenti i vendit, Makron guxoi ta quante “një ushtar të madh”, marshallin Peten, i cili e shpëtoi mrekullisht Francën në betejën e Verdunit duke marrë aureolën e heroit kombëtar. Natyrisht, askush në vendin e galëve nuk e mohon këtë rol të tij. Por, Presidenti francez u fut realisht në telashe për këtë vlerësim që sfumonte një pjesë të hisorisë së këtij marshalli që më pas udhëhoqi Francën kolaboracioniste në bashkëpunim me pushtuesit gjermanë. Jo vetm nga e majta, por edhe përfaqësues të së djathtës së qendrës, i kujtuan Makronit, se bashkëpunimi i tij me nazistët e bënte Filip Petenin, të padenjë për një nderim kombëtar. Prej shumë vitesh tashmë politika zyrtare e Francës e refuzon nderimin e një heroi kombëtar që e vuri lavdinë e tij, qoftë edhe pak vite, në shërbim të nazizmit.

Edhe ndaj tij ka pasur shumë tentativa për ta relativizuar “gabimin” për ta parë atë si një segment të veçuar brenda një jete të ndritur, si një përpjeke për të ruajtur atë që mund të ruhej nga një Francë e pushtuar, por kurrë ato nuk janë shndërruar në qëndrime zyrtare.

Sepse jo vetëm në vendet ish komuniste, por kryesisht në botën perendimore ka një vijë të qartë ndarëse mes atyre që e kanë lufuar fashizmin dhe atyre që kanë qenë në anën e gabuar.

Pikërisht ky hendek tentoi të sheshohej sot në Tiranë.

Qeveria shqiptare, që vazhdon të flasë ende në emër të së majtës, nuk u mjaftua vetëm me sjelljen e eshtrave të Mid’hat Frashërit në vend. Ajo i garantoi atij një banesë të fundit më shumë se të zakonshme dhe këmbënguli ta bëjë këtë me një ceremoni shtetërore. Por mbi të gjitha, në fjalën e kryeministrit, u ekzaltua pjesa e ndritshme e jetës së tij, duke u kaluar me një të rënë të lapsit, njolla e saj më e madhe.

Eshtë pikërisht ky çekuilibrim i raporteve historike, kjo tentativë për revizionim, që përbën një manipulim. Fakti se historia e fitimtarëve të djeshëm e vizatoi Mid’hat Frashërin, me ngjyra më të zeza se sa i takonte, nuk mund ta zbardhë sot anën e errët të tij, as të minimizojë “gabimet e tij”.

Të kërkosh të bësh këtë, do të thotë të vësh në diskutim një të vërtetë universale: atë se kush u rreshtua në anën e gabuar në luftën kundër fashistëve dhe nazistëve. Dhe kur këtë e bën një forcë që e quan veten mbrojtëse të këtyre vlerave, ky është një krim i dyfishtë.

Prandaj, sot, bashkë me arkëmortin e kreut të Ballit Kombëtar, socialistët varrosën në kodrat e liqenit edhe grimcën e fundit të trashëgimisë së majtë.

©Lapsi.al



35 Comments

  1. Xhaxhi Andi, ja ke fut kot, dhe kot me keq dashje, jo nga padija.
    Ja disa nga kopacet qe keput pa dogane fare.
    1 – bashkepunimi i Ballit me gjermanet, erdhi pas luftes civile qe filloi pas mukjes. Dhe ashtu si njera pale qe mbeshtetej tek bolsheviket, tjetra zgjodhi te mbeshtetej ne nje kunder pale.
    2 – te zezat e bolshevizmit, ishin ku e ku me te ndyra ( dhe vazhdojne edhe sot te qelbin dynjane ) , dhe kishin nje histori, ndersa nazizmi ishte ende i panjohur per krimet e tij.
    3 – krahasimi me francen eshte krejtesisht pa vend, qofte nga pozita france-gjermani, qofte nga pozicioni qe qeveria e petenit mbajti ndaj pushtimit , qofte nga rreziku i fshirjes se shtetit shqiptar fare nga harta.
    4 – gjermanet e cliruan kosoven ( ashtu s NATO rreth 60 vjet me vone ), dhe bashkuan shqiperine, ndersa komunistet e vulosen copetimin e trojeve……..

    Besoj se eshte ne nderin tuaj, qe ti peshoni edhe nje here ngjarjet, rrethanat dhe pasojat e rrjedhes historike .

    P.S. e majta gjithmone do jete nje qen, qe nuk e ka per gje te lepije jashtqitjen e vet

    1. Duke lexuar këtë shkrim paçavure të Bushatit pasi ke lexuar shkrimin e një intelektuali të shquar si Aurel Plasari për figurën e një kollosi të kulturës e patriotizmit shqiptar Mid’hat Frashëri, mund të bësh dallimin e mendimit primitiv të produktit të ish Bllokut dhe kulturës së mirëfilltë të nivelit europian.

  2. Bravo bushat qe bere gjetje per te kundershtuar ramen,ai beri mire me frasherin,para70 vjeteve kane qene komunistet kurse sot jane socialiste,rama eshte koherent me veten me tezen e famshme nuk jam as i majte as i djathte.

  3. Sic kane ardhur kohet duhet me thane :”marshalla muti”.Si ata qe u internuan,vdiqen dhe luftuan pushtuesin jane njelloj tani me ata qe ishin tradhetare me vule dhe firme,spiuna dhe hajdute te shqiperise.Nishani ndau rreth 650 kg teneqe per 5 vjet,nuk ngeli kriminel apo diversant,hajdut apo spiun pa marre nga keto teneqe qe ky debil i mbante ne cante dhe i ndante si cokollata.Kohet perseriten por jo njelloj,nuk e di a kemi ndonje ushtare qe lufton per shqiperine(zjarrfiksa kemi ca),te gjithe jane gjenerale.Jo greku dhe serbi por nuk ka per te ngelur rrugac ne bote pa ardhur ketu dhe ne bejme emosione ne TV se si tja rruajme sumen.

  4. Nese fashizmi vrau njerez ne lufte,komunizmi masakroi njerez ne paqe.Te dish para 80 vjetesh se c eshte komunizmi eshte gjenialitet.Ne fund te fundit,kush e masakroi me shume popullin shqiptar,nazizmi apo komunizmi.Nese nazizmi ishte i huaj dhe vrau njerez,komunizmi ishte vendas dhe beri mizori.Bushat sot paske fole si komunistat e ’45 apo ’67.

    1. I pa emer une mendoj se Mithat Frasheri ka qen i detyruar per te bashkepunuar per tu mbrojtur nga komunistet te cilet i kishin shpallur lufte ballig kombetar

  5. Jo zoti Bushati. Nuk eshte tamam ashtu. Para se Frasheri te jepte urdher te mos sulmoheshin Gjermanet, Enver Hoxha kishte dhene urder te sulmoheshin ne rradhe te pare ballistet e pastaj gjermanet. E pra Kete mos e harro. Historia nuk behet me fakte gjysmake. Duhen fakte te plota me data. Lexoji te gjitha dhe pastaj bej komentin. Edhe nje gje interpretimi i historise kerkon pavaresi dhe barazlargesi qe te mund te interpretohen objektivisht faktet. Ne se nje person eshte i indoktrinuar nuk mund te jete i pavarur dhe eshte me mire te mos merret me interpretimin e historise.

  6. Kur paskan qene perfaqesues e te paprivilegjuarve PS-ja z. Bushati? Kur ka qene solidare? Ajo ka perfaqesuar se pari e me rendesishmi shtresen e privilegjuar te nomeklatures komuniste e me tej ate pjese te popullit qe ka qene te pakten e paperndjekur nga regjimi e qe ruan nje nostalgji per te.

    Se dyti, kjo tentavia jote per qendrimi supermoralist me pjese te perralles se LANC me kolaboracioniste e rreshtime te turpshme e te gabuara eshte manipulimi i vertete. Nuk mundesh ti mbivendosesh Shqiperise teresisht anesore si teater te luftes se dyte boterore, kontekstin perendimor. Nuk mund ti mbivendosesh pushtimit taktik kalimtar te Shqiperise nga Nazistet, bashkepunimin ideologjik te Vishise. Dhe sigurisht duhet pare Mit’hati si individ dhe veprimet e tija nuk tregojne asnje krim lufte, gje qe do ja kishin vene ne pah Amerikanet qe e strehuan dhe logjika e tij per mosluftim te gjermaneve ka te bej me luften tashme civile qe kishin nisur komunistet.

    Se fundi kjo e majta me perrallen e LANCit e me trashegimi biologjike duhet te vdesi. Rama me gjithe mekatet qe ka, ky s’eshte nje nga ata. Ben mire qe po tenton ti japi fund kesaj ndarje komunist, anti-komunist. Nqftse Mit’hati dhe figura te tjera te medha te Ballit analizohen objektivisht ata ne fakt dalin te majte nga ana ideologjike e filozofik e aspak te djathte. Duhet qe PS-ja, si pjesa derrmuese e kesaj te majte te vdese gjithashtu e te lind nje e majte e re dhe moderne qe bazohet te e tashmja dhe problemet ekonomike e sociale te se tashmes e jo te “gjyshi im ishte partizan e ne u rreshtuam me anen e duhur kunder fashizmit”

  7. Bushat duke u marrë vetëm me Ballin e Mithat Frashërin bëni vlerësimin vetëm të njërës palë duke i gjetur ata pika të dobëta si i quani ju.

    Por nqs krahasojmë figurat edhe të Ballit por edhe të komunistëve më gjej vetëm një figurë komuniste nga 1941 deri tek ju neokomunistët që të ketë shkëlqimin e Mithat Frashërit.

    Balli veproi vetëm 2-3 vjet dhe pasojat që mund të ketë shkaktuar, po të krahasohen me krimet një pjesë të bëra publike të komunistëve për 45 vjet dhe që shkatëruan e deformuan shqiptarin, pra pasojat e Ballit nuk janë veç një kokrizë përballë genocidit 45 vjeçar komunist që pikërisht se eleminoi elitën drejtuese të arsimuar në universitetet më të mira të Europës, meriton të dënohet më keq se u dënua fashizmi.

    Protokolli Dalmaco-këlcyra nuk e përmban fjalën luftë.

    Nuk e prisja prej një gazetari si ti këtë lloj shkrimi, sepse do të thotë se ose nuk paske lexuar gjë pas 1990, ose qenke shumë i indoktrinuar për të bërë ndryshim.

  8. @@@ ore …kurve e rilindjes qeke loqe fare,vetem ne 1997 i vrane rreth 5000 vete per qejf sepse “rrofte demokracia”.Qeke tamam rrote kari,edhe Curcilli e dergonte telegrame urimi Hoxhes kurse i shkreti Mustafa kerkonte gjermanet e shkaterruar nga aleatet per shqiperine feudaleve dhe bejlereve.Para pak diteve dolen ca foto te shqiperise ne vitet 1910,te vinte turp nga vehtja ta shihje se si jetonte populli,pis me morra,balte tamam si kafshe pylli,lere per kulture apo shkolle.Si nuk ju vjen turp,ne 1945 rreth 94% e popullates ishin analfabete,kurse sot ka mbi 54 universitete(as anglia nuk i ka) dhe 1 milion njerez sot kane nje vit qe nuk kane lexuar asnje liber.Shkoni ne berdello dhe kazino se atje eshte demokracia.

  9. Mbase eshte e vertet qe Balli Kombetar nuk ka shkrpuer asnje pushke kunder gjermaneve , ama njollen e bashkpunimit me vellezerit `vellezerit jugusllav` kunder shqiptarve te Kosoves nuk e kane .Ne fund te fundit koha i dha te drejte Mithad Frasherit ata qe i bene komunstet Shqiperise nuk jan ben as pushtuesit gjermane qe ishin kalimatare ne Shqiperi.Mithad Frasheri kundershtoj pushtimin komunist te Shqiperise nga ruset dhe jugusllavet

  10. bravo e gjithe komentuesit , ne vecanti Roshi , sidomos per paragrafin e fundit ! vetem nje sugjerim per Roshin – Kritikat ndaj Frasherit do ti lija pas varrimit, ndersa e majta shqiptare te varroset jehere , dhe te rrije aq sa varrosi te tjeret , pastaj kismet

  11. Bushati,nuk ju kundershtij dot me cfare shkruani me lart, kete e them sinqerisht…
    Por, gjyshi jot, gjyshja , qe kane merita te palindrome shtueshme ne luften e dyte , do pranosh ti mbulosh me turp per venien e Shqiperise nen thundren Jugosllave pas luftes? Per venien nen thundren Ruse me pas? Per genocid ndaj kombit Shqiptar?
    Nuk eshte artikull qe duhet shkruatur nga ju ky… ju akomsa nuk keni thene gjysem fjale per krimet e gjyshit…

  12. Nuk e di pse ne shqiptarët kemi një mahni për të qenë “më katolikë se Papa” në sa e sa raste.
    Cili shqiptar është (apo ka qenë ndonjëherë) më socialist se François Mitterrand, Presidenti më jetëgjatë i Francës (1981-95) dhe ish-Sekretar i parë i PS (1971-81), disa herë ministër, përfshi Ministër i Veteranëve dhe Viktimave të Luftës, duke qenë fillimisht i djathtë për shkak të origjinës dhe madje angazhuar me rregjimin kolaboracionist të Vichy, me në krye Marshallin Philippe Pétain, dhe më pas kthyer në majtist dhe pjesëmarrës në rezistencën franceze kundër gjermanëve? E pra, ky individ ka shkuar thuajse përvit prej 1987 në 11 Nëntor të përulet përpara varrit të Pétain për kontributin e pamohueshëm të tij në Luftën I Botërore (sidomos, beteja në Verdun), gjë që e kanë bërë po njësoj, por me raste, edhe të tre paraardhësit e tij republikanë në krye të Francës si Charles de Gaulle, që udhëhoqi rezistencën franceze kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre (dmth kundër vetë Pétain), Pompidou e Giscard d’Estaing. Dhe, siç dihet, në Francë nuk erdhën asnjëherë në pushtet komunistët.
    Shkrimi duhet t’i referohej Mitterrand dhe jo Macron (ish-socialist që rrënoi PS me zgjedhjen e tij si president), për të mjaftuar dhe kuptuar njëherë e mirë rastin e një prej kontributorëve më të mëdhenj të shek. XX për çështjen shqiptare si Mit’hat Frashëri.

  13. Nuk eshte e habitshme sesi bijte e komunisteve qe jane antikombetare flasin per nacionalistet. Per ata qe ne breza familja e tyre ka dhene gjithcka per atdheun. Bushati duhet ta kuptoje njehere e mire, se ne si Shqiptare nuk na intereson se kush eshte pale e mire apo e keqe ne nje lufte boterore. Ne na intereson se cila pale ne Shqiperi mbron Shqiperine, e kush behet vegel e armiqve te Shqiperise, sic u bene komunstet me Serbet e sllavet qe jane armiqte tane, e per me teper qe ne bashkepunim me ta masakruan mizorisht popullin e vet. Ndaj kunder komunisteve duhej bere aleance me cilindo qofte per ta shfarosur ate fare te ndyre. I vetmi faj i nacionalisteve Shqiptare nuk eshte se paskan bashkpunuar me Italianet a Gjermanet por qe nuk e shfarosen komunizmin. Vetem per kete duhet ti gjykoje historia.

    1. fiks fare Arber …………………. faj I jashtezakonshem te meshirosh komunistet ……. lere qe kur I vret eshte vetembrojtje dhe jo sulm mbi ta

  14. Ore andi
    e majta Ka varros veten qe kur
    I Ka heq miletit perkrahjen sociale
    Qe kur Ka Lene pensionistet
    PA nji kafe.
    E di sa i vockel dukesh ti para Mit’hat Frasherit.

  15. Ore andi
    e majta Ka varros veten qe kur
    I Ka heq miletit perkrahjen sociale
    Qe kur Ka Lene pensionistet
    PA nji kafe.
    E di sa i vockel dukesh ti para Mit’hat Frasherit.
    Po’ ne Ju keni dhene varreza grrekeve more e Jo nje pasardhesi
    Te Frasherllinjve.
    Te keni turp.

  16. Jane dy kategori njerezish qe kritikojne Mit’hat Frasherin: komunistet dhe anti-shqiptaret! Komunistet sepse Mit’hat Frasheri luftoi deri ne frymen e fundit kunder tyre. Dhe anti-shqiptaret sepse Mit’hat Frasheri ia dedikoj gjithe veprimtarine e jetes kauzes shqiptare. E vertete qe lidhja me gjermanet e kohes ishte nje kalkulim i gabuar, por Mit’hat Frasheri nuk dha kurre shenja gjakatari siç ishte edhe regjimi i Hitlerit! Ndaj Bushati si pinjoll blloku, vetem se nderon figuren e Mit’hat Frasherit me keto analiza dy lekshe…

  17. Mua nuk me mbetet gje tjeter per te komentuar ne te gjithe keto komente por dua te them nje fjale –Dardha nen dardhet do bjere-edhe Bushati nuk kishte si te reagonte ndryshe .Sepse si mund te reagonte ndryshe nje nip i nje antari te byrose politike si HysniKapua.Po keta hiqen dhe cirren se luftuan gjermanin ate gjerman qe po i lepine bythen me perpara keta qe etrit e tyre na paskan luftuar gjermanin se sa te tjeret .E ka shkruar nje komentues ketu qe balli kombetar me pushtat komuniste u ndane qe ne marrveshjen e Mukjes-dhe kjo eshte e verteta e historise qe shtremberuan pseudo historjanet ne ate sistem dhe nje pjese pinjollesh te sotshem .

  18. O Bllokmeni enverist, Andi Bushati,

    TA KA TREGUAR GJYSHI HYSNI KAPO KRIMINELI GJITHE HISTORINE E MIT’HATIT QE ESHTE BABAI I NACIONALIZMIT SHQYPTAR

    Po si nuk te vjen pak turp o PIS i familjes kriminale Kapo te fyesh dhe te denigrosh nje figure te ndritur te historise sone kombetare sic eshte Mit’hat Frasheri qe kundershtoi bashke me Konicen me force edhe Ismail Qemalin per mareveshjen qe kishte bere ne Janine me Greqine per ndarjen e Vatanit dhe qe po kerkonte bashkimin e Kosoves me Shqypnine me cdo kusht? Nuk e kupton ti more dallkauk enverist se kjo nisme nuk eshte e Edi Rames, por e SHBA per t’i treguar shqyptareve se Koha e Qepes e Enverit dhe e Hysniut ka cofur ne vendin tone?

    KUJT JA TREGON TI KETO LLOGJE ME GJERMANE DHE PARTIZANE?

    kur:

    Ne plan te pare per cdo atdhetar ne vitet e Luftes ishte si Prioritet fati i Vatanit dhe bashkimi i Kosoves dhe jo propaganda e Beogradit dhe Moskes per luften me fashizmin, per cfare lufte me gjermanet flet ti more PIS i kriminelit vrastar, Hysni Kapo kur ne Shqypni kishte vetem dy garnizone me ushtare austriake dhe te gjitha historite e LANC-it kriminal dhe jugosllav te Enverit u sajuan pas Luftes ne bodrumet e bolshevikeve ne Beograd dhe Moske? Cfare te keqe te solli ty gjermani si shqyptar o karagjoz internacionalist moskovit? Po pse nuk shkove ne Moske kur ishe i vogel me Hysniun dhe Viton, por zgjodhe Parisin per te na treguar perralla me mbret me heronjte e Frances qe Internacionalja Komuniste i ka qitur si tradhetare? Cfare MUTI fanatik je ti more andi Bushati qe nuk ke kuptuar akoma se Shqypnia e Edi Rames nuk eshte si shqypnia e Hysni Kapos? Pse nuk pyet veten me pare se te shkruash llogje idiote prokomuniste ne kete forum:

    PO CFARE TE SOLLI TY LUFTA IMAGJINARE ME GJERMANET DHE LANC-I KRIMINAL I ENVERIT?

    sepse:

    Ti jetoje ne Paris dhe ne Bllok dhe mbase nuk e dije qe ne vitet 80-90 ekonomia shqyptare kishte falimentuar dhe shteti shqtyptar ishte renuar totalisht dhe shqyptaret ishin bere si hije nate duke kerkuar ushqim si kafshe pylli ne luften per mbijetese dhe nuk iknin dot nga FERRI komunist i Enverit sepse e kishte rrethuar Shqypnine me tela me gjemba si nje Kamp Perqendrimi te Hitlerit Auschwitz dhe cdo njeri qe guxonte ta kapercente e vriste ne vend pa meshire.

    HE MO I PERKEDHELURI I HYSNIUT, ANDI BUSHATI A I KE DEGJUAR KETO HISTORI HORROR TE ARRITJEVE TE LANC-IT FITIMTAR QE E RADHITI SHQYPNINE ME SOVJETIKET E STALINIT PER 50 VJET ME RADHE?

  19. O Bushat, kot e ke qe ben diversion tek socialistet per te mare ndojne vote per te djathten sic beri Basha tek 360 grade duke thene se do e rezonte Rilindje me socialistet e ndershem,nese kjo eshte rruga qe ta rezoni Edi Ramen ky rin ne pushtet edhe dy mandate te tjera.

  20. Ne 90% te shkrimeve dhe mendimeve te Bushatit kam qene dakord…kete shkrim nuk e besoj se e ka shkruar Andi. Sa keq i paskaka ardhe! Nuk e mendoja,.. Ndofta duhet te priste 2-3 dite sa te pertypte mire ate qe kishte ne mendje..Na doli me kete shkrim tamam bir komunisti, mendjembyllur dhe historian qeverie. Me te ardhe turp! Mit’hat Frasheri, jo qe e meritonte, por ju be me shume vonese ky nderim, per ate cka bere ne shume fusha. Andi, sikur te jetoje 100 vjet, nuk ben dot as 1% te asaj qe ka bere Frasheri.

  21. Me këtë shkrim o Andi Bushati, i ke bërë Edvin Ramës që medemek e kritikon për pisllëqet e tij, shërbimin më të madh. . E gjithë mllefin tënd të madh kundër Ramës duket e paske pasur jo për ato idiotësi që ka bërë në qeverisje duke imituar Enver Hoxhën, por nga marrazi që PS nuk të zgjodhi ti pinjollin e Hysni Kapos po pinjollin e Spiro Kolekës.
    Ju kam dhjerrë mu në “fitoren” tuaj ndaj Gjermanisë naziste.
    Populli shqiptar jo që nuk fitoi asgjë, përkundrazi u skllavërua më keq nga ajo fitore, por edhe vetë ju rraca e bllokut ajo “fitore” ju kthye në tragjedi se ju shtyu të vrisni njeri tjetrin.
    Meqë i keni qejf “dokumentat” e historianit enverist Paskal Milo.
    Pa na nxirni me dokumente se sa komandantë e komisarë të brigadave partizane ngelën të gjallë deri në fund vitet 80 ?
    Mbi 80% të tyre ose i vrau pas shpine apo me gjyqe e pa gjyqe Enveri, e pjesa tjetër vranë njeri tjetrin.
    Më gjej o i miri i gjyshes qoftë edhe një dokument të vetëm që Mid’hati të ketë vrarë apo të ketë dhënë urdhër për të vrarë qoftë edhe një njeri të vetëm.
    Ka ikur koha kur ju loznit me historinë e bënit skeçe estradash..
    Ka dokumenta të zbuluara që tregojnë se për sa viktima njerëzish të pafajshëm ka dhëmë urdhëra gjyshi yt për ti vrarë e persekutuar. Kërko falje për krimet e gjyshit tënd e mandej na fol për kollosin Mid’hat Frashëri para të cilit je një plesht.

  22. Andi mu duk sonte i keputur, i drobitur,i lodhur i dorezuar! E kishte humbur shkelqimin e kurtizaneve, politike! Tosi e kish lene vetem! Si mund te flasesh per nje problem, qe sapo te vjen ne mend,kafeneja e Ylli hajdutit mercenar i Saliut! Mbaje veten Andi! Ne zgjedhjet e reja do te fitoje Bojaxhiu ish mercenari i saliut! Do te jape ate lejen e ndertimit qe ke kerkuar! Mos ju kundervu Ylli Rakipit! Ai ka pushtet te madh mbi saliun! Kane vjedhur bashke!

  23. Bush at, me vjen liksht te degjoj ket ligjerim fanatik qe s’do ta kish mbajt as yt gysh, teper I paqarte,
    nuk kam kohe per me shume, po them vetem kete: rama beri gjene e duhur, dhe sigurisht perfitoi bonus personal.
    Bush at, eshte mire te hapesh mendjen, nigjo, lexo te kuptosh
    te shohesh qarte tere tablone e nderlikuar, ta uroj, yh

  24. Ajo qe ndodhi me Mit’hat Frasherin duhet te kish ndodhur shume me pare!
    Per turpin tone ja shkeputem historise se kultures se pakte te ketij vendi, nje njeri kaq te ndritur.
    Tani na thone dengla kolaboracionizmi keta” trimat pas beteje”.
    Jo po te kishte bashkepunuar me Enverin qe te hante plumbin pas qafe…
    Do isha kurioz te dija se sa nuk do te ishin kolaboracioniste me pushtuesit nese do na pushtonte sot Gjermania…..

  25. Rama tregoi se kerkon edhe te djathtet ta mbeshtetin duke the se s’jam plotesisht i majte! Por shikoni Saliun! Do lufte,percarje midis veri-Jug! Saliu, qe Ramiz Alia e quajti “malesor qe e mban fjalen”! Mit-had Frasheri ka dy ane! Anen politiko-ideologjike bashkepunimi me Gjermanet, nuk besoj se ishte antikomunist dhe anen e letrave! Eshte nje shqiptar i koklavitur qe duhet studiuar me tej! Pra mendoj se Rama edhe ai si shqiptar qe eshte,kerkon percarjen e te djathtes berishiane! Por Andi eshte kurve mediatike! Ca tipa qe i thone Andit “bravo” kane probleme me inteligjencen e tyre dhe jane militante,neqoftese kane tru ta kuptojne!

  26. Ne ditet e sotme ne shqiperi per mendimin tim je analisti me i mire z Andi Bushati , por fatkeqesisht populli shqiptar dhe ju z Andi jeni te majte me baze dhe shkollim te sistemit komunist ,, qe deshtoj partia e enverit ,, mendoj se te forcosh dhe te pastrohet imazhi i shqiptarve qe i takojn BEs behet nga patriot qe gjithmon jan te djatht qe fatkeqesisht nuk ka shum ne shqiperi , qe te ndertohen shtyllat e shtetit dhe shtyllat e imazhit te shqiptarit-perendimor don vite sepse jeta ne shqiperi , stili i jetes ne shqiperi eshte i majte dhe fatkeqesisht me baza te enverit qe deshtoj ,, partit ne shqiperi dhe shoqeria ne shqiperi ska lidhje dhe nuk mund te krahasohet me partit e majta te europes ,, me vjen keq qe intelektualet ne shqiperi nuk shkeputen dot nga sistemi, stili i jetes ne shqiperi qe asht bollshevik-islam ,, mendoj se shqiperia dhe intelektualet kan probleme me fillimin ose rrenjet e tyre dhe kjo i ben analistat me dashje ose padashje te jen me nje rrym politike sepse shkollimi , stili i jetes ne shqiperi asht shum i dobet dhe i ben kta intelektual te jen gjith kohen ne kerkim te dicka jo stabile pra Jan pjes e tranzitit per ne integrim drejt perendimit,, dhe te integrohesh ne perendim shqiptaret duhet ta Shkeputen nga sistemi i kaluar ,, dhe nuk dihet se sa mund ti besosh nje te kuqi-komunist,, un kam rrespekt per ju z Andi Bushati sepse je i sakte me shkrimet dhe sulmet qe i ben politikes te keqe shqiptare ,,

  27. O komentuesi Beni! Une nuk kam dyshim qe vertet ti mendon qe Bushati Andi,i kuqi komunist,thote te verteten dhe ti na paske respekt! Por nuk e kuptoj respektin per Andi, demokrat komunist blloku, bazuar ne inteligjencen tende! Lexo komentin tend dhe do te shohesh se shqipja jote, ka mungesa te theksuara sa vetem nje gjysem analfabet mund t]i beje! Duke qene i tille ne shqipen tende, une mendoj se ke te meta ne edukimin tend shkollor!

  28. Hoxha E. Shkruante se anglo-amerikanet (cit) parashutonin ndihma per “partizanet” kepuce vetem te majta(cit).
    Pas titullit te ketij shkrimi(shkrimi ad literam) , pervec te “majtes”(? Nga) dhe “socialist”(?prej nga) nuk, perkindrejt dy te djathta ( kepuce) jane!

  29. Jam mbështetës i Bushatit dhe i lexoj gjithmonë shkrimet e tij. Më vinte gjithmonë inat pse komentuesit në vend të flisnin për ato që shkruante e fyenin si nip i Hysni Kapos. Sot për herë të parë po e kuptoj që nuk e paskan patur kot fare atë etiketim. Ja ku doli pjesa komuniste e brymosur brenda nipit të Hysniut. Komentuesit më sipër ja thanë një pjesë të mirë të arsyeve që ja futi kot me arsyetimet e krahasimet me Francën ku rreziku komunist nuk ekzistonte dhe unë do i thoja: Po Fishtën duhet ta nderojmë se dhe ai mbështeti pushtuesit Italianë pasi na bashkuan me Kosovën?

  30. O Bushat o vemje e komunizmit, po si ore ke guxim dhe pergojon dhe familjen Frasheri qe jane krenaria e Shqiperise, mos te ishin ata nuk kishte dhe histori ky vend. Germo nga vjen ti dhe do te zbulosh se ke dale nga nje shpelle vampiresh si nga nena ashtu dhe nga baba, per sa kohe jetuan u ushqyen vetem me gjak njeriu dhe asgje tjeter. Lanç dhe kolaboracionizmi nuk jane dy, por perfshihen ne nje te vetme qe ishte : lufte civile dhe vellavrasese, triumfoj e keqja, e zeza mbi fisnikerine, patriotizmin dhe inteligjencen. Mos e ndjej veten krenar se nga vjen, je i mbjell ne llum, ne balte i ujitur me shurren e nexhmije hoxhes, nuk ke force te dalesh nga kjo kornize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *