• |
ide | kryesore

Atentati mafioz në Shkodër, një ditë pasi Sandër Lleshi la porosi për forcimin e luftës kundër krimit në këtë qytet

Lajme, Të fundit



Atentati mafioz që ndodhi sot në lagjen ‘Rus’ të qytetit të Shkodrës, ku mbeti i vrarë 31 vjeçari Fatos Ferracaku dhe u plagos shoku tij Fatmir Mehaj, si për ironi vjen një ditë pasi në këtë qytet zv. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me policinë vendore të Shkodrës, takim gjatë të cilit kërkoi forcimin e masave në luftën kundër krimit dhe grupeve kriminale. Lleshaj, i cili de fakto drejton Ministrinë e Brendshme, edhe pse nuk është dekretuar nga Ilir Meta, e merr detyrën në një kohë kur kriminaliteti në vend është tejet i lartë. Sidomos në Shkodër dhe Vlorë, dy qytete që i ngjajnë Sicilisë së viteve ’80, ku ligjin e bëjnë bandat. Ekzekutimi i sotëm ishte ditën për diell, ne një prej zonave më të populluara të qytetit. Vrasësit e maskuar, u larguan me një motor, të cilin më pas policia e gjeti të djegur.

©LAPSI.al



2 Comments

  1. Segmentet e krimit jane thirrur per te krijuar destabilitet dhe per ti thene shtetit jemi ne,jo ju.saliu ka dhene urdherat per kaos neper qytetet e vendit,tani do kemi shtylla tencioni te hedhura me tritol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *