• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen shpallet gruaja e vitit

Paparazzi, Slider



“Glamour Awards” është eventi i përvitshëm që organizohet për të vlerësuar gratë më me influencë në fusha të ndryshme të artit apo biznesit. Këtë vit, fituesja e çmimit “Gruaja e vitit” ishte modelja amerikane, Chrissy Teigen. Ajo njihet nga të gjithë si influencuese që nuk ka frikë të shprehë mendimin e saj për çështje me rëndësi, qoftë profesionale apo shoqërore.

Në eventin e këtij viti, ajo u prezantua nga bashkëshorti i saj John Legend i cili tregoi dhe një histori interesante për të. Ai foli për historinë e Teigen që qante në dhomën e zhveshjes të një eventi të përmasave te tilla, sepse ndihej sikur nuk përkiste aty. Më pas, e përlotur, Chrissy ka mbajtur një fjalim që ka prekur zemrat e të gjithëve:

“Asnjëherë nuk mendoja se do të isha personi që do të fitoja diçka…Ulesha në një tavolinë të mrekullueshme me njerëz që ishin të mrekullueshëm dhe inspirues… Të gjithë pyesnin njëri tjetrin se me çfarë merreshin. Kur erdhi radha ime, më pyetën çfarë beja dhe i thashë që nuk e dija. Nuk e dija çfarë do të bëja apo çfarë mund të isha. Nuk kisha një skuadër pas meje që të dija që mund të më inspironin të bëhesha një nga këto gjëra. Tashmë e kam atë skuadër!”- u shpreh Teigen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *