• |
ide | kryesore

De Gea drejt daljes nga Old Trafford, Juventus i interesuar

Sport



Jan Oblak kërkon largimin nga Atletico Madrid në janar dhe
David De Gea e ka të ardhmen të paqartë tek Manchester United. Merkato e dimrit mund të nisë një valzer portierësh, që mund të prekë klubet e mëdha të Europës, duke filluar me portierin spanjoll të Manchester United. De Gea mund të mos luajë në sezonet e ardhshme në Angli e me Djajtë e Kuq. Sipas asaj që bën të ditur Telegraph, portieri po vlerëson të ardhmen e tij dhe është i pasigurtë nëse duhet të firmosë ose jo rinovimin e kontratës me klubin anglez.

Spanjolli ishte drejt ikjes nga Old Trafford edhe dy vjet më parë, kur i interesuar për të ishte Real Madrid. Në atë kohë, pikërisht në minutat e fundit të merkatos, kur cdo gjë ishte e mbyllur, United manovroi me hile dhe De Gea mbeti në skuadër, por dicka u thye në raportin mes palëve.

Në këtë situatë të krijuar, me spanjollin gati të ndryshojë ambjent, gjithnjë sipas Telegraph, Juventus është në pritje të një shkëputje të mardhënieve mes palëve, për të provuar të marrë një portier të nivelit Botëror që i mungon bardhezinjtë për të qenë perfekt.

Nëse De Gea vendos largimin, atëherë United do të hedhë sytë nga Oblak, ndërsa me ardhjen e mundshme të spanjollit në Torino ai që do të bëjë valixhet gati është Szczesny, që nuk është se i mungojnë vlerësuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *